Trajneri Hektor Kuper “kundër” Ramazanit: Si do të luajnë në Botëror pa ujë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 10:36

Trajneri Hektor Kuper “kundër” Ramazanit: Si do të luajnë në Botëror pa ujë

Egjipti (në mënyrë të deklaruar), por edhe vendet e tjera islamike pjesëmarrëse në Botërorin “Rusi 2018”, kanë një problem: përgatitjen në muajin që i paraprin fazës finale të kompeticionit duke respektuar agjërimin, ritual i imponuar nga Ramazani (që këtë vit përfundoi rreth 15 qershorit).

Kuper

Çështja është ngritur nga trajneri i “faraonëve”, Hektor Kuper, por i përket edhe Arabisë Saudite, Iranit, Marokut, Tunizisë e Nigerisë. “Si mund t’i stërvit në mesnatë pas Iftarit? Po gjatë ditës, pa ujë dhe kur nuk kanë ngrënë asgjë?”, ishin fjalët e Kuper.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"