Trajneri dhe kapiteni i Krasnodar i tremben shortit me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2016 | 16:28

Trajneri dhe kapiteni i Krasnodar i tremben shortit me Partizanin

Shorti i play-off të Ligës së Europës ka vënë Partizanin përballë rusëve të Krasnodar, një skuadër milionerësh me lojtarë të njohur. Por trajneri i ekipit rus, Oleg Kononov, nuk ka ngurruar ta cilësojë si të vështirë shortin përballë skuadrës shqiptare, të cilën e kishte ndjekur në sfidën me Red Bull Salzburg.

oleg-kononov

“Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne pasi rezultatet do të vendosin nëse arrijmë apo jo fazën në grupe të Ligës së Europës. Unë kisha mundësinë të shihja 90 minutat e ndeshjes së Partizanit në turin e tretë të Ligës së Kampioneve ndaj Red Bull Salzburg që u zhvillua në Austri.

Mua më bëri shumë përshtypje skuadra shqiptare, sidomos në pjesën e dytë, kur po dominonin në fushën e lojës dhe sipas mendimit tim, vendasit ishin të çuditur pasi nuk e pritnin një gjë të tillë.

Një pjesë e lojtarëve të Partizanit janë të huaj shumë të fortë, por edhe lojtarët vendas ishin shumë të aftë. Duhet të kujtojmë se edhe në Europianin e fundit, Shqipëria ishte një skuadër që u paraqit me dinjitet, gjë që tregon qartësisht për nivelin e futbollit në këtë vend.

56c4b382eb741d7a79ca0000-211849

Ndaj mendoj se ne kemi përballë një kundërshtar mjaft serioz dhe duhet ta përballojmë këtë ndeshje shumë të përqendruar”, deklaroi trajneri për faqen e klubit.

Ndërkaq, mbrojtësi suedez Andreas Grankuist, i cili është njëkohësisht edhe kapiteni i skuadrës, pranoi se nuk e njihte Partizanin, por ishte i bindur se kishte përballë një rival të vështirë.

2168932_w2

“Sinqerisht, nuk di shumë rreth kësaj skuadre, por jam i sigurt se Partizani do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë. Duhet të jemi në maksimum në të dy ndeshjet, të mos i lejojmë vetes të ulim ritmin apo të nënvlerësojmë kundërshtarin. Po, ndoshta ne jemi favoritet në këtë duel, por duhet ta provojmë në fushën e lojës”, theksoi ai.

Përkthyer dhe përshtatur nga Panorama Sport Online

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"