Trajneri Arbëri: Vora është gati për Luzin, na prish punë mbivlerësimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2024 | 10:04

Trajneri Arbëri: Vora është gati për Luzin, na prish punë mbivlerësimi

Nesër skuadra e Vorës do të rikthehet në fushë për të zhvilluar përballjen e parë për këtë vit, atë ndaj Luzit 2008 në shtëpi. Duke pretenduar promovimin në Superiore, trajneri i Vorës Klodian Arbëri, në prononcimin para ndeshjes shprehet se ekipi i tij është i gatshëm:

stafi i vores

“Vora e gatshme! Ajo ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë. Ekipi ka kushtet më të mira të ofruara nga presidenti Xhabafti në çdo detaj si organizimi i bordit drejtues dhe stafit teknik dhe lojtarëve. Një ekip i “vogël” në mentalitet, por me vepra të mëdha”, thotë Arbëri fillimisht i cili më tej shprehet se nuk i druhet një kundërshtari si Luzi:” Ne nuk i druhemi askujt, por i respektojmë për atë çfarë janë dhe kanë treguar.

Ekipi i Luzit është një ekip për t’u vlerësuar. Por ne kemi një skuadër që në çdo aspekt është e perfeksionuar si nga gjendja fizike, teknike e taktike. Luajmë futboll të bukur, modern edhe pse është në një kategori inferiore me elitën, ajo nuk ka ndryshime. Vora nuk ka asnjë ekip kundërshtar përveç vetvetes. Duhet të mos e mbivlerësojmë veten më tepër nga sa jemi në të vërtetë, sidomos kur përballemi me ekipe të ashtuquajtura “të vogla”, ku cedojmë shumë nga vetëkënaqësia”, thotë Arbëri.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"