Postuar: Qershor 30, 2023 | 23:10
Tjetër goditje “big” në merkato, Elbasani rrëmben edhe sulmuesin e Superiores
Elbasani nuk ndalet në merkato! Bedri Greca është goditja e radhës te verdheblutë e Nevil Dedes. Ka qenë vetë klubi, që nëpërmjet një video të shkurtër, ka prezantuar ish-sulmuesin e Kastriotit, i cili shihet në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”, i veshur me fanellën e Elbasanit.

32-vjeçari gjatë karrierës së tij ka mbajtur veshur fanellën e shumë skuadrave të rëndësishme në futbollin shqiptar si Kastrioti, Laçi, Tirana, Kukësi, Flamurtari etj. Gjithashtu Greca ka qenë edhe pjese e Feronikelit dhe Gjilanit në futbollin kosovar.
PANORAMASPORT.AL













