Postuar: Prill 7, 2022 | 10:34
Titullari i Partizanit jashtë ndaj Teutës, në garë me kohën për ndeshjen me Vllazninë
Arinaldo Rrapaj është lojtari, që e shqetëson më së shumti stafin teknik dhe mjekësor të Partizanit.

Mesfushori ishte i pranishëm ditën e djeshme në stërvitje, por u trajnua me ekipin vetëm në pjesën e parë të seancës, për të nisur më pas programin individual.
Vlonjati ka pësuar një tërheqje muskulore në pjesën e kofshës në stërvitjen me Kombëtaren U-21 dhe nuk ka qenë i pranishëm në gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Vllaznisë dhe ndeshjen ndaj Laçit në kampionat.
E sigurt është se mungon edhe ndaj Teutës të shtunën, teksa në dyshim është edhe sfida e Kupës ndaj Vllaznisë.
Ditën e sotme Rrapaj do të bëjë ekzaminimet e radhës dhe më pas mjekët mund të parashikojnë rikthimin e tij.
PANORAMASPORT.AL













