Tirana pranon borxhin për Dejan Karanin dhe gënjen sërish tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2016 | 15:37

Tirana pranon borxhin për Dejan Karanin dhe gënjen sërish tifozët

Klubi i Tiranës ka pranuar dje se i ka borxhe futbollistit Dejan Karan, por është revoltuar me gazetën “Panorama Sport” se përse ka publikuar intervistën e mbrojtësit në botimin e sotëm.

karan tiranaNuk është hera e parë që klubi kryeqytetas sillet në mënyrë amatore me mediat që publikojnë të vërtetat që nuk u pëlqejnë zyrtarëve të klubit. Por për të ardhur keq është fakti që klubi sillet në mënyrë amatore me fansat bardheblu. Ata nuk mund të fyejnë kurrsesi inteligjencën e tifozëve të Tiranës, të cilët janë treguar më të duruar se kurrë me premtime të pambajtura dhe me komunikata boshe…

Dejan Karan

Dejan Karan

Historia është e thjeshtë: më 21 prill u thanë tifozëve të tyre se Dejan Karan nuk është larguar dhe ishte pjesë e Tiranës.

Tani u thonë se Karan nuk do të kthehet më sepse ka pësuar shumë dëmtime…

Por nuk mjaftohen me kaq: I gënjejnë tifozët duke u thënë se lojtari nuk është paguar se nuk ka ardhur në Shqipëri. Ndërkohë që të gjithë kanë nga një llogari bankare dhe nuk është nevoja të vish patjetër në Shqipëri për të marrë paratë…

Klubi i Tiranës dhe zyrtarët e tij (shumica aty ende nuk e kanë kuptuar se çfarë përfaqëson ajo fanellë), duhet të heqin dorë nga tallja që u bëjnë tifozëve dhe nga sulmet ndaj medias. Nuk i bëjnë dot për vete tifozët në këtë mënyrë dhe nuk kanë asnjë shans ndalin pasqyrimin e të vërtetës…

 Reagimi i plotë i klubit të Tiranës:

Sqarim per mediat dhe tifozet

KF Tirana deshiron te sqaroje tifozet dhe opinionin publik per verteten e ceshtjes Karan. “Panorama Sport” vijon serish te tregoje tendence dhe te perdore situata te ndryshme per inate personale ne dem te klubit. Dy muaj me pare Dejan Karan u largua nga Tirana per shkak demtimi, gje te cilen lojtari e konfirmoi nepermjet nje deklarate vizive duke hedhur poshte te pavertat e shkruara ne “Panorama Sport”. Karan ka perfunduar kontraten qe e lidhte me Tiranen deri fund te sezonit dhe klubi e ka ftuar te vij nga Serbia per te mbyllur llogarite ashtu si parashikohet ne marreveshjen qe ai ka firmosur dhe noterizuar. Stafi teknik duke pare dhe vleresuar situatat e demtimeve te shumta qe kaloi Karan gjate sezonit, ka vendosur te lere jashte listes per sezonin e ri mbrojtesin serb. Klubi po punon per te kompletuar skuadren dhe ditet ne vazhdim do te sjellin zyrtarime lojtaresh cilesore. Gjithashtu KF Tirana i uron sherim te plote dhe suksese ne vazhdim Dejan Karan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"