Tirana merr një “samuraji”, japonezi i parë në Superiore, tjetër sulm për Gilberton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2015 | 10:48

Tirana merr një “samuraji”, japonezi i parë në Superiore, tjetër sulm për Gilberton

fukuiTirana merr një “samuraji” për sulmin. Masato Fukui ka zbarkuar dje në kryeqytet. Pasi ka vizituar ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, japonezi i është drejtuar edhe “Skënder Halili”-t.

Sulmuesi 26-vjeçar nuk është stërvitur, por vetëm sa ka ndjekur nga afër seancën e bardhebluve. Dita e djeshme i ka shërbyer më së shumti këtij futbollisti për të vëzhguar ambientin dhe vetëm më pas ka dhënë OK-in final. Lojtari nuk i është nënshtruar provës, pasi është një element i afirmuar.

Pasi sulmuesi ka dhënë miratimin për të nisur një eksperiencë të re në Shqipëri, është arritur edhe akordi 2-vjeçar. Me arritjen e kësaj marrëveshjeje, Fukui do të futet në histori si japonezi i parë që do të luajë në Kategorinë Superiore. Së fundmi ka luajtur për Sutjeskan e Malit të Zi, madje u evidentua me dy golat që shënoi kundër Debrecenit në turin e parë të Ligës së Europës…

Gilberto
Prej kohësh emri i tij nuk është diskutuar më në merkaton e bardhebluve. Megjithatë, Gilberto Fortunato vazhdon të jetë një alternativë për sulmin e kryeqytetasve. Klubi e ka në plane brazilianin, por njëherësh edhe vetë lojtari do që të rikthehet. Por ngërçi mbetet i njëjti, kontrata dhe klauzola që ai ka me Flamurtarin. Lojtari ka ulur pretendimet e veta financiare, vetëm e vetëm që t’i rikthehet aventurës bardheblu. Edhe pse fillimisht kërkoi 90 mijë dollarë në sezon dhe gjysmat t’i merrte direkt në dorë, më vonë e reduktoi ndjeshëm “pazarin”.

Sulmuesit do t’i mjaftonin edhe 75 mijë dollarë, megjithëse tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për parà, pasi pengesa është tjetërkund. Diçka nuk shkon në kontratën e tij me vlonjatët. Këta të fundit pretendojnë se lojtari është larguar pa tërhequr lejen e kalimit. Por, kampionati korean njihet nga FIFA, ndaj braziliani, nëse nuk do të kishte kartonin, s’do të lejohej që të futej në fushë, ndërkohë që ka 426 minuta me Guangzhunë. Përveç kësaj, është edhe çështja e klauzolës 100-milionëshe që e ndalon brazilianin të luajë me çdo ekip shqiptar, përveç Flamurtarit. Problem ky që nuk po merr dot zgjidhje, ndonëse ka mbi një muaj që përflitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"