“Tirana më ofroi pankinën”, Bulku: Të gjithë presim kualifikimin në Europian, ja ndryshimi mes Rejas dhe Silvinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 21:32

“Tirana më ofroi pankinën”, Bulku: Të gjithë presim kualifikimin në Europian, ja ndryshimi mes Rejas dhe Silvinjos

Ervin Bulku, trajneri i ekipit përfaqësues U-17, një personazh i futbollit shqiptar, pjesë fikse e stafit të Kombëtares A ndër vite, analizoi kuqezinjtë këtë periudhë, ndryshimet ndërmjet ekipit të De Biazit, Edi Reja dhe ekipit të Silvinjos.vin-bulku-770x433

Në intervistën e tij për News24, Bulku foli edhe për sezonin aktual, për garën ndërmjet Partizanit dhe Tiranës. Bulku zbuloi ofertat që ka pasur këtë periudhë dhe objektivat e tij personal:

-Bulku mbyllët grupin në vendin e tretë në Elitë Raund, në total u renditët të 23-të në Evropë, me çfarë note do e vlerësojë këtë rrugëtim, a i përmbushët pritshmëritë?

 

Mendoj se pritshmëritë ishin që të kualifikoheshim. Nuk u arrit. Asnjëherë më parë nuk kemi qenë kaq afër. Do ishte shkruar historia nëse do shkonim në finalet e Europianit.

-Bulku, a ka elementë premtues në U-17 që në një të ardhme të afërt të bëhen pjesë e Kombëtares A, sa të sigurt jemi për të ardhmen?

Ne shpresojmë. Gjithçka varet sesi do punojnë, pasi nuk kanë mbushur moshën 17 vjeçare. Cilësitë i kanë, rruga do tregojë nëse do arrijmë aty ku duam apo jo.

-Ai goli i Devi Duros në sfidën e fundit ishte fantastik, edhe Broja do ta kishte zili me atë shpejtësi…

Ishte gol i bukur, për mua të gjithë golat janë të bukur. E rëndësishme është që çunat kanë treguar nivel të jashtëzakonshëm. Me Letoninë ishim dominues, djemtë kanë dhënë maksimumin. Asgjë nuk është e rastësishme. Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë.

-Bulku ke qenë krahu i djathtë i De Biasit, ndihmës i tij, ke qenë trajner i parë i Kombëtares A, ke qenë ndihmës i Edi Rejas, e njeh ekipin kombëtar në detaje, sa ka ndryshuar këtë periudhë?

Unë do thoja që çdo trajner ka idetë e tij për futbollin. Ndryshimi qëndron te filozofia që ka çdo trajner për skemën. Ekipi shqiptar është i njëjti në përgjithësi, diferencën e bën trajneri.

-Pas një periudhë të gjatë me italianë, këtë herë u vendos të ndryshonim filozofi, kemi një brazilian në stol, çfarë përshtypje të ka lënë Silvinjo?

Gjithë trajnerët që kanë qenë te ne kanë qenë profesionist. Unë kam punuar shumë me De Biasin. Të gjithë trajnerët bëjnë më të mirën që ne të arrijmë rezultatet që duam ne.

-Çfarë kërkon Silvinjo nga ju Bulku, u bashkua menjëherë me ekipin U-17, drejtoi seancën e parë stërvitore.

Si gjithë trajnerët e tjerë, kërkon informacion, si për kampionatin shqiptar ashtu edhe për lojtarët. Kemi qenë gjithë kohës së bashku. Gjithë kohës kemi vëzhguar lojtarët.

-Çfarë shije të la sfida e parë kundër Polonisë? Çfarë notë do i vendosje?

E kemi parë bashkë. Ishte ndeshje pozitive. Ne kërkojmë pikët, pasi ato bëjnë diferencën. Ne përballuam një kundërshtar që cilësohet si kokë e grupit. Ne nuk lamë hapësirë përveç momentit të golit. Na presin ndeshje të tjera përpara. Gjithçka varet nga ecuria jonë. Koha është shumë e shkurtër, shpresoj që të kemi kontingjentin për të përballuar këto ndeshje.

-Si tu duk ekipi i rreshtuar me një skemë të re 4-3-3? Gjatë periudhës së Edi Reja-s, skema i bë një çështje e madhe

Reja nuk ishte i fiksuar, por kishte bindjen se mund të na sjelli rezultat ajo skemë. Në fakt na solli rezultat, pasi shkuam në Nations Ligë. Mendoj se trajneri Reja ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

-Çfarë duhet të kuptojnë tifozët, apo opinioni nga kjo sfidë e parë, sa shanse i jep Shqipërisë tani për të shkuar në Evropian?

Duke parë grupin dhe ndeshjet e para, mendoj se i kemi shanset për të arritur objektivin.

Do ishte një zhgënjim nëse nuk arrihet Evropiani më këtë grup? Presidenti Duka është i pretë në këtë pikë, e përsëriti sërish që objektivi nuk është ndryshon

Ne të gjithë presim që të kualifikohemi. Nëse ne do barazonin me Poloninë, ose nëse ne do fitonim, do flisnim ndryshe. Edhe me këtë gjendje ku jemi tani, kemi shanset tona. Ndeshjet që shihet si të lehta, janë më të vështira.

Mqs jemi te kjo pjesë, çfarë ka më shumë dhe çfarë ka më pak ky ekip në raport me ekipin e De Biazit që na dërgoi në Evropian? Kush është më i fortë?

Nuk e them dot se kush është më i fortë. Po flasim për lojtarë të ndryshëm, për lojtarë të tjerë.

Profesori Shkëlqim Muça më tha se këtij ekipi i mungon një lojtar tipi i Skelës, në këndvështrimin tënd, kush mund ta bëjë këtë rol?

Varet nga cili këndvështrim e shikon profesori. Tani ka ndryshuar futbolli. Skela ka qenë një nga lojtarët më të mirë të asaj kohe. Me skemat që kërkon Silvinjo të punojë, nuk luajmë me një lojtar 10-sh.

-Si të duket tani Shqipëria me tre sulmues? E të mendosh që nuk ishin me grupin këtë herë lojtarë si Broja, Muçi etj, e ka ardhur koha që Shqipëria të shoh më shumë përpara

Nuk e di përse mendoni se kemi luajtur futboll mbrojtës. Rëndësi kanë pikët, nuk është skema që të jep rezultate. Ne kemi luajtur edhe me skema të tjera. Ishte vetëm ndeshja e parë, ndoshta mund të ndryshojmë rrugës. Skema që do na dërgojë te suksesi, do ishte më e mira.

Bulku, je pjesë shumë e rëndësishme e ekipit kombëtarë, por je dhe një ish kapiten i famshëm i Tiranës, një lojtar që ka bërë historinë në futbollin shqiptar. Si të duket tani cilësisht kampionati shqiptar?

Kampionati ka rivalitet të jashtëzakonshëm. Kampionati është i fortë. Partizani dhe Tirana janë në një hap ndryshe. Unë mendoj se të dyja do luftojnë deri në fund.

-Si e sheh këtë sezon rivalitetin ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, kë sheh favorit në këtë garë? Kush e fiton titullin Bulku?

Do rivalizojnë deri në momentin e fundit. Ajo skuadër që gabon më pak, ajo do ia dalë. Po të shikosh të dy skuadrat, Tirana duket sikur ka diçka më shumë. Se çfarë do ndodhë më pas, është histori tjetër.

-Sa prezentë është Superliga në ekipet zinxhirë Bulku, në Kombëtaren A psh ishte vetëm Hadroj, a mjafton kaq?

Ne i shikojmë të gjithë ndeshjet. Për mua nuk do të thotë se ku luan lojtari, por i shikojmë cilësitë që ka. Po të shikosh janë larguar Bitri, Skuka, apo Seferi. Kjo do të thotë se kohërat kanë ndryshuar dhe janë larguar për diçka më të mirë.

-Bulku ke menduar ndonjë herë të drejtosh në Superligë?

Për momentin ndihem mirë ku jam. Unë kam patur oferta. Tirana ma ka ofruar mundësinë, i falënderoj nga zemra. Tani është shpejt, ndoshta mund të vijë ajo ditë.

-Ke një objektiv personal, apo një ëndërr, ku dëshiron të arrij Bulku në botën e treningut?

Çdo trajner ka ëndërr maksimalen. Ja lejmë kohës. Nuk kam profesion tjetër, do përpiqem që të jap më të mirën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"