Tirana kërkon lojtarë nga rajoni, ja repartet që duan të përforcojnë bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2022 | 14:07

Tirana kërkon lojtarë nga rajoni, ja repartet që duan të përforcojnë bardheblutë

Te Tirana duhen lojtarë. Në sulm, në krahun e djathtë të mbrojtjes, por edhe në mbrojtje. Ky është synimi i klubit bardheblu në këtë janar.

TIRANA 1

Kampionët kërkojnë të afrojnë lojtarë në çdo repart, ndërsa Shehi është i bindur që skuadrës nëse i ikën Xhixha, i duhen të paktën dy sulmues.

Në këtë moment që flasim, Halili, Shehi dhe Osmani janë duke vrarë mendjen për të afruar futbollistë.

Tirana po hedh sytë në Maqedoni, në Mal të Zi ose Kosovë, si merkatoja e vetme nga ku mund të merren lojtarë të mirë. Stërvitja për shumicën e lojtarëve është mbyllur.

Skuadra bardheblu po përgatitet, por ata që kanë luajtur gjithë sezonin kanë marrë pushimet. Trajneri Orges Shehi dhe stafi i tij kanë vendosur që stërvitja të mbyllet më 30 dhjetor dhe të nisë më 3 janar.

Skuadra do të përgatitet me shumë mundësi në kryeqytet. Shehi kërkon gjithashtu afrime sa më të shumta në çdo repart për të kompletuar ekipin për pjesën e dytë të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"