Tifozi i Romës kërkon “grua shqiptare”: Do rrija në Shqipëri nëse do të gjeja një vajzë të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 19:07

Tifozi i Romës kërkon “grua shqiptare”: Do rrija në Shqipëri nëse do të gjeja një vajzë të mirë

Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e ‘Conference Leauge’ që është pritur me shumë padurim dhe emocion nga shqiptarët ndërsa ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania.”

Tifozët shkaktuan jo pak trazira në kryeqytet, ku nuk munguan as gazetarët në terren që raportonin live duke marrë në pyetje edhe disa nga tifozët e dy skuadrave. Por përveç problemeve dhe momenteve të dhunës apo panikut, nuk kanë munguar as momentet gazmore e të veçanta me tifozët holandezë dhe italianë.

Tifozët nga të dyja skuadrat kanë vërshuar në rrugët e Tiranës ndërsa ato nga vendi jonë fqinj, Italia, kanë zbarkuar në portin e Durrësit. Një nga tifozët është pyetur nëse do qëndronte në Tiranë nëss gjente ndonjë vajzë të mirë ai nuk ka hezituar të shprehë që kjo është një mundësi mjaft e mirë.

“Unë mendoj se do të fitojmë, është hera e parë që vijmë në Shqipëri, kemi ardhur me një grup shoqëror. Jam gati për festë dhe nëse do të fitojmë ndeshjen do bëjmë 3 ditë party. Ne do të fitojmë, jam i sigurt. Nëse do të gjeja një vajzë të mirë, do të rrija në Shqipëri, pse jo”-u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"