Thyen rregullat për herë të 3-të për të ndryshuan “look”-un, Totenhemi nuk e fal lojtarin dhe menjëherë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 15:10

Thyen rregullat për herë të 3-të për të ndryshuan “look”-un, Totenhemi nuk e fal lojtarin dhe menjëherë…

Mbrojtësi i Totenhemit, Serxhi Aurier është përfshirë në telashe së fundmi, pas një fotografie në postuar në “Instagram”.aurier

Në foton e postuar në rrjetet sociale, shihet mbrojtësi nën praninë e një berberi, teksa ka ndryshuar “look”-un e tij. Kjo menjëherë ka ngjallur reagime të shumta në Angli, pasi berberët nuk lejohen të ushtrojnë profesionin deri më 4 korrik nga qeveria, për shkak të përhapjes së pandemisë dhe rrezikut të madh.

Në këtë situatë, kuptohet që berberi ka shkuar në shtëpinë e lojtarit të Totenhemit, diçka e cila është rreptësishtë e ndaluar. Për këtë Totenhemi ka reaguar menjëherë, teksa në një deklaratë shkruhet: “Ne po hetojmë për gjithçka dhe do të merremi me incidentin në mënyrën e duhur.”

Sigurisht pritet të ketë një dënim për futbollistin, i cili ka shkelur rregullat për herë të 3-të, pasi më parë u shfaq në video duke vrapuar me një mikun e tij dhe herën tjetër duke u stërvitur me shokun e skuadrës Sisoko, për të cilat kërkoi falje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"