Teuta synon kthesën në Kukës, priten ndryshime tek durrsakët në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 10:15

Teuta synon kthesën në Kukës, priten ndryshime tek durrsakët në sulm

Teuta është në një situatë jo të mirë dhe ndeshja e së dielës në Kukës merr një rëndësi të veçantë. Vendi i fundit në klasifikim nuk i shkon për shtat durrsakëve dhe trajneri Edi Martini ka kërkuar nga futbollistët që të bëjnë një sforco për t’u rikthyer te fitorja në kampionat.

teuta

Formacioni anti-Kukësi ka dyshime të mëdha dhe trajneri ka paralajmëruar disa lëvizje në kërkim të fitores. Mbrojta është sektori që po merr vëmendjen më të madhe, por lëvizjet pritet të jenë më tepër në fazën ofensive. Peposhi, Boçi dhe Daci kanë luajtur titullarë në ndeshjet e fundit në fazën ofensive, por tashmë Gjumsi, Gjinollari dhe Gjata, janë gati për një fanellë titullari. Martini bëri elozhe për fierakun pas minutave që i dha ndaj Vllaznisë. Teuta ka edhe një seancë në dispozicion për të fiksuar titullarët.

Dje, para se të niste stërvitja, fillimisht Martini ka zhvilluar një analizë të shkurtër. Ai është munduar që të mobilizojë grupin, ndërsa misioni mbetet i qartë: fitorja. Tashmë gabimet janë të ndaluara, ndërsa rivalët janë pranë dhe një tjetër hap fals, do të rrezikonte vazhdimësinë. Gjithsesi, “djemtë e detit” janë përqendruar te takimi i radhës, ku synohet vetëm kthesa pas mbi një muaj pa fitore. Për herë të fundit që Teuta ka marrë tri pikë ka qenë triumfi me përmbysje ndaj Dinamos më 22 tetor në “Elbasan Arena” me shifrat 2-3. Në pesë ndeshjet e fundit durrsakët kanë marrë vetëm një pikë, pikërisht ndaj Laçit në barazimin 1-1, ndërsa kanë pësuar katër humbje ndaj Partizanit, Tiranës, Skënderbeut dhe Vllaznisë.te

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"