Teuta me rikthime të rëndësishme, Martini bën gati strategjinë për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2023 | 12:25

Teuta me rikthime të rëndësishme, Martini bën gati strategjinë për Tiranën

Teuta nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 0-0 me Kukësin në transfertë dhe duke lënë tashmë verilindorët poshtë tyre. Blutë presin të shtunën në “Niko Dovana”, Tiranën, për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Trajneri Edi Martini po përgatit skuadrën për fitore ndaj bardhebluve që janë një ekip i fortë këtë sezon.

teuta

RIKTHIMET – Dy rikthime dhe një dyshim. Janë këto lajmet që vijnë nga kampi i Teutës, me teknikun Edi Martini që po përgatit skuadrën për takimin e javës së 32-të të Kategorisë Superiore, atë ndaj Tiranës. Ndaj bardhebluve, Teuta do të këtë rikthime dhe dyshime, kështu në qendër të mbrojtjes do të jetë në dyshim Blerim Kotobelli. Mbrojtësi e la fushën në Kukës i dëmtuar dhe në ditët në vijim pritet të shihet nëse do t’i bashkohet grupit të plotë në stërvitje dhe do të jetë gati në fundjavë. Në Durrës ka dhe lajme të mira, pasi do të ketë edhe dy rikthime të rëndësishme si mbrojtësi David Gjinollari dhe sulmuesi Lorenco Vila. Ndërsa gjendja e Grudës do të rishikohet përsëri nëse do të jetë gati.

Teuta – Tirana, sa shumë ndryshime – Teuta ka pasur shumë oshilacione në javët e fundit të këtij sezoni, ku nuk ka fituar një ndeshje deri më tani. Fitorja e fundit e bluve në një ndeshje zyrtare daton më 22.4.2023 ndaj Erzenit po në Durrës, edhe pse ajo sfidë është zhvilluar 2 javë më parë, duket se ka ndryshuar shumë. “Djemtë e detit” nuk kanë arritur ende ta rikthejnë disi qetësinë qëdo të thotë të largohesh me humbje nga një takim. “Sindroma” ehumbjeve është ende prezente dhefitorja ndaj Tiranës duhet të rikthejë qetësinë dhe situatën, pasi edhe synimi kryesor është vazhdimësia për t’u ngritur lart në renditje.

Martini pret shumë nga ekipii tij, por tashmë ata e kanë rigjetur ritmin. L.Vila e Kallaku poshfaqen në mënyrë perfekte nëtakimet e fundit dhe rritja eformës se tyre është një plus jovetëm teknik, por edhepsikologjik për ekipin. Psikologjikisht kjo situatë ka liruar “djemtëe detit”, Teuta synon të konsolidojë pozitat në vendet lart nërenditje, e 90-minutëshi i kësajjave shihet si një mundësi e mirëpër të krijuar entuziazmin e duhur. Ndaj Tiranës fitorja ështëdetyrim, jo vetëm për faktin qëluajnë ndaj një skuadre që ështënë një moment të mirë në këtëkampionat, por mbi të gjitha luajnë në Durrës, aty ku kanë diturtë fitojnë në përballjen e fundit tëzhvilluar më 16 dhjetor 2022 tëkëtij sezoni 1-0 me gol të AlbionMarkut. Kjo javë shihet shumë emirë për Teutën, pasi favorizohetedhe nga përballjet e tjera të këtijraundi.

STËRVITJA – Pas 24 orësh pushim, lojtarët e Teutës dhe stafi i saj zbritën në fushën e blertë për të vazhduar përgatitjet për ndeshjen me Tiranën. Brenda kësaj kohe pritet që futbollistët të jenë në gjendje optimale për të qenë gati dhe të vijojnë më rezultate pozitive në Superiore. Stërvitja e djeshme filloi me nxehje të lehtë, ku përgatitësit atletikë, Mark Doda dhe Bledar Hodo, vazhduan punën me futbollistët me disa ushtrime fizike. Skuadra stërvitjen e vazhdoi me ushtrime aerobike, lojtarët vazhduan me punën me top dhe me anën taktike.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"