“Teuta me këmbë në tokë”, Bregu: I kemi mundësitë t’i arrijmë të gjitha objektivat, ju tregoj rolin ku ndihem më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 15:50

“Teuta me këmbë në tokë”, Bregu: I kemi mundësitë t’i arrijmë të gjitha objektivat, ju tregoj rolin ku ndihem më mirë

Dejvi Bregu, ishte një nga më të mirët në fushë në triumfin 5-0 që Teuta arriti në shtëpi ndaj Kastriotit në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, vlonjati u shpreh:

bandicam 2020-11-12 15-43-40-272

“Besoj po, kjo ishte një nga paraqitjet e mija më të mira te Teuta. Më ka munduar shumë rritmi dhe stërvitja. Jemi skuadër me këmbë në tokë. Shikojmë ndeshjet hap pas hapi. Nuk mendojmë për objektivat madhorë. Mund t’i arrijmë të gjitha objektivat. I kemi mundësitë.

Teuta ka mbajtur 90% të grupit dhe ka bërë përforcime shumë cilësore si Karabeci, Krasniqi, Daja. I kemi të gjitha mundësitë, por jo me llafe duke i treguar në fushë këto gjera. Tirana ekip i madh, Kukësi është aty, Laçi, etj.

Roli ku ndihem më mirë është i majtë, u bë disa vite që luaj aty. Por kemi diskutuar edhe me trajnerin që në qoftë se ka nevojë ekipi do të sakrifikoj dhe do të luaj ku ka ne nevojë ekipi”, u shpreh Bregu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"