Teuta “armatoset” për Bylisin, durrsakët i ndihmon…FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 23:56

Teuta “armatoset” për Bylisin, durrsakët i ndihmon…FIFA

Teuta për ndeshjen e së dielës ndaj Bylisit do të ketë edhe tri forca më shumë në dispozicion në krahasim me takimin që luajti të martën kundër Laçit.
teuta laci aleksi

Rikthehet i gatshëm kapiteni Arapi, i cili luajti vetëm në pjesën e dytë ndaj Laçit, por lajmi më i mirë për durrsakët është federimi i tre lojtarëve, nga katër që janë zyrtarizuar në merkaton e janarit.

renato arapi

Bëhet fjalë për sulmuesit Idelino Gomes Kolibali, Rubin Hebaj dhe i riu Ildi Gruda. Të tre nuk mundën të luanin të martën, për shkak se nuk u kishte ardhur dokumentacioni, por klubi durrsak është njoftuar tashmë se gjithçka është OK dhe lojtarët janë federuar zyrtarisht për llogari të Teutës në sistemin e FIFA-s.

kULIBALI TEUTA

Problem për lojtarët ka qenë konfirmimi i dokumentacionit nga klubet me të cilat kishin luajtur në pjesën e parë të këtij sezoni. Tashmë në Durrës presin shumë, veçanërisht nga sulmuesit Kolibali dhe Hebaj. Gjithashtu edhe afrimi më i fundit, mbrojtësi Kenan Hreljiç, pritet që brenda 24 orëve t’i vijë konfirmimi për federimin si pjesë e Teutës.

grudaaa

57c5cc0a-6e34-4b82-a51c-39360a0a0a6b-kenan-hreljic-preview

ZAMIR QYPI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"