Tërmeti në Turqi i mori jetën, rrëfimi prekës i të fejuarës së ish-sulmuesit të Ganës dhe Çelsit: Nuk dija si…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 17:37

Tërmeti në Turqi i mori jetën, rrëfimi prekës i të fejuarës së ish-sulmuesit të Ganës dhe Çelsit: Nuk dija si…

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri një vit më parë, që i mori jetën mbi 60 mijë personave, ndikoi dhe në botën e sportit, ku shumë prej viktimave ishin sportistë në futboll, volejboll, basketboll etj.

atsu

Njëri prej tyre ishte dhe ish-sulmuesi i njohur i Ganës, Çelsit dhe Njukasëllit, Kristian Atsu, trupi i së cilit u gjet 12 ditë pas kërkimeve.

Në një rrëfim special për “The Athletic”, e fejuara dhe nëna e tre fëmijëve të Atsusë, Kleir Rupio tregoi momentin e trishtë kur zbuloi se partneri i saj kishte ndërruar jetë.

21231

Një ditë përpara tërmetit të 6 shkurtit, ish-sulmuesi shënoi golin e fitores për Hatajsporin, me Rupion që u ndal te telefonata e tyre e fundit, që kishte të bënte pikërisht për këtë ndeshje.

“Ai i kishte telefonuar fëmijët para ndeshjes. Pastaj pas ndeshjes ne folëm për ta uruar për golin. Ishte thjesht normale, ai duhej të telefononte të hënën, por nuk e bëri”, ishin fjalët e para të Kleir.

Telefonata tjetër e Kleir ishte nga motra binjake e Kristian Atsus, Kristiana, e cila e informoi për lajmin e tërmetit, që e kishte marrë nga agjenti dhe shoku i ngushtë i lojtarit, Nana Seçere.

Kleir tha: “E dëgjova fillimisht në radio kur po i çoja fëmijët në shkollë dhe mendova se ishte Turqia, por ai do të jetë mirë, asgjë nuk do t’i ndodhë, kjo do të ishte absurde. Pastaj pashë shumë telefonata të humbura nga Kristiana pasi i lashë fëmijët dhe mendova: ‘Çfarë po ndodh?’. E telefonova mbrapsht dhe ajo më tha, ‘ndërtesa e tij është shembur’. Isha në shok, mendova: ‘Kjo nuk mund të jetë e vërtetë’. Më duhej t’i merrja fëmijët nga shkolla para se të mbaronte. Nuk doja që ta dëgjonin nga askush tjetër. U thashë se kishte pasur një tërmet ku babi po luante dhe ata nuk e kanë gjetur ende. Ata e meritonin respektin për të ditur gjithçka. Ata ishin shumë të mërzitur dhe filluan duke qarë. Unë u përpoqa të qëndroja pozitive dhe u thoja atyre se ai do të jetë mirë.”

02121

Shpresa erdhi nga Federata Ganeze dhe një zyrtar i Hatajsporit, të cilët konfirmuan se Atsu ishte shpëtuar dhe ndodhej në spital, gjë që nuk rezultoi e vërtetë.

Agjenti i tij, Nana Seçere shpjegoi: “Unë fola me dikë që i besoja, i cili tha se nuk e kishte parë Kristianin në spital. Në atë kohë filluan të binin zilet e alarmit.”

Nana dhe Kristiana ishin bashkuar të dy në kërkimin për Atsu në Turqi së bashku me vëllain e madh Isak dhe shokun e ngushtë Katalin Komoe, ku ata konfirmuan tragjikisht se ai ishte vrarë.

“Ishte rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës, dhe kur pashë emrin e Nanës të dilte në telefonin tim. Aty e kuptova që kishte ndodhur. Iu përgjigja dhe ai vetëm po qante. Ai tha: “Më vjen shumë keq” dhe nuk mund të thoshte asgjë më shumë. Më duhej të mendoja se si do t’u thosha fëmijëve të mi se babai i tyre kishte ikur përgjithmonë. Ishte e tmerrshme, kishte shumë gjëra që më kalonin në mendje.

Unë u thashë atyre, ‘Ata e kanë gjetur babin tuaj, por ai nuk ia doli’. Është diçka që do të doja që asnjë prind të mos e bënte. Ishte diçka që u theu zemrën, ai ishte gjithçka për ta. Të humbasësh dikë është e vështirë, por ne nuk mundëm t’i thonim as lamtumirë”, tregoi Kleir për momentin e vështirë.

Trupi i Atsusë u dërgua në Ganë për funeralin në kryeqytetin Akra, ku iu bë dhe një nderim ushtarak.

524654

Kleir mori pjesë me fëmijët dhe tha për funeralin: “Kishte kaq shumë mbështetje dhe dashuri ndaj tij. Kishte njerëz me fytyrën e tij në bluza dhe të gjithë ishin shumë mikpritës. Unë e dua kulturën dhe mënyrën se si ata festojnë jetën e dikujt me vallëzim dhe këndim”.

Trupi i Atsus ishte në gjendje që publiku të bënte nderime. Për këtë, Kleir shtoi: “Unë nuk doja që fëmijët ta kishin atë si imazhin e fundit të tij dhe ata e respektuan atë, kështu që ne kaluam me kokën ulur. Nuk munda ta shikoja atë, kështu që thjesht e kalova”.

Ajo vazhdoi: “Kur njerëzit thonë: ‘Si po e përballon?’, unë nuk e përballoj, thjesht mbijetoj çdo ditë. Mendërisht, je mirë për disa ditë, ndoshta një javë, por më pas vijnë shumë emocione. Ndonjëherë i dërgoj mesazh Kristianit në ‘WhatsApp’, thjesht duhet t’i nxjerr të gjitha. ‘Pse nuk je këtu?’ ose ndoshta që një nga fëmijët ka nevojë për të”.

Atsu do të kishte festuar ditëlindjen e tij të 32-të më 10 janar, me muajin që doli të ishte “shumë emocional” për Kleir. E njëjta gjë vlen edhe për Kristianën, motrën e tij binjake, e cila thotë se u nuk e përballoi dot gjatë një vizite në Çester.

230209103702-christian-atsu-file-resticted-012821

Ajo tha: “Unë shkova në Chester, por nuk e përballova dot. Ai nuk ishte atje. E di që pikëllimi ka pesë faza, por nuk e di se ku jam për momentin. Ndonjëherë jam në mohim, ndonjëherë në pranim, luhatet dhe më duket sikur nuk po përparoj. Kam humbur nënën dhe babain, por largimi i Kristianit ka pasur më shumë ndikim tek unë se çdo gjë tjetër”.

Puna bamirëse e Atsu në Gana po përkujtohet në mars me “Fondacionin Përkujtimor të Kristian Atsu”. Ai kishte ndërtuar një shkollë dhe financonte një sërë projektesh të tjera.

Ka edhe plane të tjera për të nderuar trashëgiminë e tij, ku Nana thotë: “Dua ta bëj këtë përmes futbollit. Dua të sigurohem që emri i tij të mos harrohet dhe të mbahet i gjallë në Ganë dhe më gjerë”.

Përgatiti: JON LUMANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"