Tërheqja nga Liga Unike në basketboll, KOKSH “kërcënon” Tiranën dhe Teutën: Financoheni nga buxheti i shtetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2022 | 18:12

Tërheqja nga Liga Unike në basketboll, KOKSH “kërcënon” Tiranën dhe Teutën: Financoheni nga buxheti i shtetit

Tërheqja e klubeve të Teutës dhe Tiranës nga Liga Unike në basketboll për meshkuj, ka sjellë edhe pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të këtij edicioni. Kampionati i ideuar si bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka vazhduar për femra por jo për meshkuj.

LIGA UNIKE

Për këtë ngjarje sot ka reaguar edhe KOKSH, nëpërmjet një deklarate të presidentit Fidel Ylli i cili ka dënuar vendimin në fjalë të dy klubeve, duke u kujtuar se kjo Ligë Unike ishte krijuar me insistimin e fortë të të dy shteteve, teksa ato financoheshin pikërisht nga buxheti i shtetit shqiptar.

“Në një kohë kur qeveria Rama po mbështet fuqishëm zhvillimin e sportit të volejbollit dhe basketbollit, dy klube që financohen tërësisht nga buxheti i shtetit, vendosin të largohen në mënyrë të njëanshme nga veprimtari zyrtare ndërkombëtare”, shkruhej ndër të tjera në komunikatën e Fidel Yllit si paralajmërim për Teutën dhe Tiranën.

“SI president i KOKSH, i bëj apel të dy klubeve dhe bashkive përkatëse të rishikojnë me qetësi vendimet e tyre dhe problemet e brendshme t’i zgjidhin në mënyrë institucionale dhe jo me pasoja për të tjerët”, shkruhej në këtë komunikatë.

WhatsApp Image 2022-11-20 at 4.14.55 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"