Tërbuni nuk dorëzohet, reziston dhe i merr një pikë Partizanit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shkurt 27, 2016 | 15:57

Tërbuni nuk dorëzohet, reziston dhe i merr një pikë Partizanit

Edhe pse me një këmbë në Kategorinë e Parë, Tërbuni nuk dorëzohet. Pukianët kanë rezistuar sot përballë Partizanit duke i ndalur këta të fundit për të marrë një fitore që do i ndihmonte në luftën për titull.sukaj

Ndeshja e sotme e luajtur në Pukë u mbyll në shifrat 0-0 dhe të dyja ekipet ndajnë nga një pikë. Vendasit e nisin ndeshjen mjaft mirë dhe luajnë si të barabartë ndaj Partizanit, madje duke marrë shpesh iniciativa drejt portës së Hoxhës.

Një pjesë ë parë më shumë e luftuar në mesfushë pa raste flagrante. Partizani tenton më shumë, por nuk është i qartë përpara portës kundërshtare duke mos pasur peshën e duhur në ndërimin e aksioneve në pasim final dhe goditjen e kuadratit.

Ndërkohë edhe Tërbuni bënë të njëjtën gjë, krijon volum loje, por deri në hyrje të zonës së rreptësisë. Me rrjeta të paprekura mbyllet edhe pjesa e parë. Pjesa e dytë ka folur e gjitha për Partizanin edhe pse mbetën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Ditmar Bicajt.

Të kuqtë u hodhën në sulm për të kërkuar golin e avantazhit duke bërë presion, por kanë hasur vështirësinë e mbrojtjes pukjane.

Minutat kalojnë dhe ndeshja i drejtohet fundit. Mbyllet gjithçka 0-0 dhe Partizani humbet një rast të mirë për t’ju afruar Skënderbeut pasi mbetet në kuotën e 49 pikëve, por në rast se korçarët fitojnë nesër, mund te thellonin distancën në klasifikim me +6 pikë. Nga ana tjetër një pikë shprese për pikianët që edhe pse në kushte të vështira, luajnë ndërshëm dhe nuk dorëzohen.

Tërbuni – Partizani 0-0
Tërbuni: Haxho, Beci, Borshi, Tasiç, Fangaj, H. Marku, Gavazaj, Tushe, Dedyn, Lala, Jovanoviç Trajner: Alert Alcani
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Bicaj, Atanda, Kalari, Batha, Daja, Trashi, Vila, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Gerant Qirici, Alfred Shkreta, Endrit Zhuli






www.minuta90.com