Tërbohet Ivan Gvozdenoviç, zbardhet analiza te Skënderbeu. Trajneri nuk i toleron më gabimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2024 | 15:42

Tërbohet Ivan Gvozdenoviç, zbardhet analiza te Skënderbeu. Trajneri nuk i toleron më gabimet

Humbja në Durrës dhe eliminimi nga Kupa nuk ka kaluar pa pasoja në kampin bardhekuq, përkundrazi ka shkaktuar tensione sa i takon qasjes dhe interpretimit që disa lojtarë i kanë bërë takimit të së mërkurës. Totalisht i pakënaqur nga ky takim ka qenë trajneri Ivan Gvozdenoviç i cili veçse është acaruar me dy lojtarët që janë ndëshkuar me kartonin e kuq në këtë takim duke lënë Skënderbeun në disavantazh numerik, ka thirrur të gjithë ekipin në një mbledhje urgjente.

skenderbeu

Kryepankina korçare, si asnjëherë tjetër ka qenë i nxehur dhe i mërzitur me pjesën e interpretimit të lojës. “Panorama Sport” mëson se çfarë u ka thënë trajneri Gvozdenoviç me tone të ashpra lojtarëve të tij një ditë pas ndeshjes me Teutën. “Ishim përgatitur për të bërë kthesën, por nga sa pashë shumë kush prej ju as nuk e kishin mendjen te kthesa dhe as te ndeshja e Kupës. Për këtë më vjen keq. Nuk mundet që t’i falësh kundërshtarin ndeshjen në këtë mënyrë siç bëtë ju në takimin ndaj Teutës.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe ishim përgatitur për diçka të tillë, por deri në momentin e kartonit të parë mund të them se ishim totalisht në lojë. Një neglizhim në pasim na bëri që të humbnimtoruan dhe të shkaktonim atë që na prishi komplet ndeshjen. Kjo është e papranueshme. Neglizhenca në futboll është vrastare dhe ne kryem diçka të tillëndaj Teutës. Jam mjaft i nxehur dhe tepër i mërzitur pas asaj që ndodhi. Si të mos mjaftontekjo nuk u futëm në lojë aspakdhe tentuam personalisht tëzgjidhnim ndeshjen çka na kushtoi shumë. Nuk mund të dhurosh kaq shumë një kundërshtari që ishte më i uritur se ne dhemë i përqendruar se ne. Largohemi nga Kupa me një peshëfaji, por kjo nuk duhet tëpërsëritet më. Do të ketëndëshkim për këdo që tentontë neglizhojë atë që prej javësh po e ndërtojmë me shumëmund dhe forcë.

Unë e di nivelin e këtij ekipi, forcën e tij dheçfarë jeni të aftë të bëni nëseluani bashkë dhe të përqendruar. Por kemi disa ndeshje që nukjemi me mendjen te loja, pordiku tjetër. Harroni gjithçka,fusha është për ne, me të tjerat merret klubi dhe menaxherët e klubit. Mos fluturonime mendjen te merkato, pasikjo ju dëmton më shumë nëvend që t’ju rrisë profesionalisht. Dua reflektim të menjëhershëm në ndeshjen eradhës.

Dua të shoh sërishekipin tim të vrapojë mëshumë se kundërshtari, tëdominojë kundërshtarin, gjë qënuk po e shoh në këto ndeshje”,theksoi mes të tjerash numrinjë i pankinës korçare. Duketse humbja me Teutën ka “derdhur” kupën e mbushur te korçarët dhe pritet që në ndeshjene radhës të ketë reagim përkëtë. Në të kundërt klubi është gati edhe për masa ndëshkimore nëse vijohet me të tilla rezultate.

LLAZI SARO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"