Tentativë e minutave të fundit, Reali ofron 130 milionë euro për talentin 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2019 | 15:33

Tentativë e minutave të fundit, Reali ofron 130 milionë euro për talentin 19-vjeçar

Kur të gjithë në Spanjë janë të bindur se Zhoao Feliks do të transferohet te Atletiko e Madridit, Reali ndërhyn dhe është gati të ndryshojë çdo plan.

zhoao feliks

Siç raportojnë shumica e mediave spanjolle, Reali është duke tentuar një surprizë të minutave të fundit për të bindur Benfikën, që të blejë talentin 19-vjeçar.

Madrilenët kanë gati shifrën e 130 milionë eurove dhe mbi të gjitha kanë gati një goditje pas shpine për armiqtë e përjetshëm të Atletikos.

Nuk dihet nëse do të prishen akordet mes palëve nga oferta monstruoze e Realit dhe pritet, cila do të jetë përgjigja ndaj këtij propozimi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"