“Teatër duke u shtrirë”, Vila replikon me Brdariç: Dëshironim fitoren dhe e arritëm, trajneri i Vllaznisë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 9:48

“Teatër duke u shtrirë”, Vila replikon me Brdariç: Dëshironim fitoren dhe e arritëm, trajneri i Vllaznisë…

Pas asaj fitoreje të re alizuar ndaj Vl laznisë, tashmë Teuta ka hyrë në shinat e duhura. Një nga lojtarët më të palodhur te blutë është Emiliano Vila, i cili shpreson se në fund Teuta do të jetë ajo që do të festojë titullin kampion. Mesfushori durrsak e vlerësoi maksimalisht Bylisin, rivalin e radhës në kampionat, teksa të dielën do të luhet në Ballsh në orën 13:00. Për “Panorama Sport”, Vila iu përgjigj edhe trajnerit gjerman të Vllaznisë, Tomas Brdariç, i cili e cilësoi sjelljen e lojtarëve të Teutës si teatrale për shkak të vonesave

Emiljano Vila

Fituat me Vllazninë, mendoni se tani nis kampionati i vërtetë dhe Teuta do të ketë ritmin e duhur për të shkuar te titulli?

Zbritëm në fushë për të kërkuar fitoren dhe në fund morëm 3 pikët që ishin detyrim. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vijojmë me këtë ecuri, ndonëse po luajmë shumë ndeshje. Ndaj Vllaznisë bëmë një paraqitje të denjë për Teutën dhe për këtë nuk mund ta fshehim. Kemi ende rrugë të gjatë duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe e rëndësishme është që të shohim punën tonë. Titulli është larg për t’u menduar.

Trajneri i Vllaznisë, Brdariç, deklaroi pas ndeshjes se sjellja e lojtarëve të Teutës ishte teatrale, duke vonuar lojën dhe u shtrirë në fushë. Keni një përgjigje?

Është mendimi i tij. S’më takon as mua, as ekipit të merremi me të tilla komente. Objektivi ynë ishte fitorja. Ia arritëm dhe kjo mjafton.

Janë katër skuadra shumë afër me njëra-tjetrën. Mendoni se do të zgjidhet titulli nga ndeshjet direkte?

Shiko, ne kaluam Vllazninë fillimisht. Nëse ia dalim të marrim maksimumin edhe ndaj rivalëve të tjerë, do të jemi dominues në këtë kampionat. Pastaj ky sezon kam bindjen se do të vendoset pikërisht nga këto përballje. Sikundër shihet, diferencat edhe në pikë janë realisht të vogla.

Nga tre rivalët e tjerë, cili mendon se është ekipi më i fortë?

E thashë edhe më lart, është një kampionat i ngjeshur dhe me pak diferenca. Mendoj se Laçi dhe Partizani janë skuadra të mira dhe duhen vlerësuar.

Luani në Ballsh të dielën, atje ku keni lënë pikë në fazën e parë. Çfarë ndeshjeje parashikoni?

Normalisht është një ndeshje e vështirë. Edhe ne, edhe ata i dëshirojnë pikët. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim. Bylisi është ekip që u ka hapur probleme shumë skuadrave në kampionat. Kanë kontingjent që japin maksimumin në fushë.

Fakti që tashmë presioni shtohet, sa mund të ndikojë në skuadër?

Te ne nuk ka presion fare, sepse çdo lojtar e di objektivin. Të gjithë jemi të bashkuar, gjë që do ta bëjmë gjithmonë. Skuadra e ka anashkaluar këtë pjesë, s’kemi presionin e rezultateve, por jemi një për të marrë maksimumin.

Mendoni se Teuta i ka të gjitha mundësitë për të qenë e para apo shikoni një garë shumë të fortë deri në fund?

Sigurisht që gara do të jetë e fortë pasi po e shohim që s’ka kundërshtarë të lehtë. Teuta i ka kartat e duhura për të qenë në krye dhe po të ishim pak më vigjilentë, sot do të flisnim për Teutën kryesuese.

Vetëm titulli ju mungon me ekipin e vendlindjes. Është ky sezoni i duhur?

Objektivi i Teutës në fillim të sezonit ishte ai i rikthimit të titullit të munguar. Besoj se për këtë biem dakord të gjithë. Por, çështja është se ne jemi në rrugën e duhur si për titull dhe për çdo gjë tjetër. Normal që e dua një titull me ekipin mëmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha forcat deri në fund.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"