Të shtunën, Burreli e “nis” nga e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2012 | 13:40

Të shtunën, Burreli e “nis” nga e para

Këtë të shtunë në stadiumin e Burrelit, “Liri Ballabani”, do të zhvillohet ndeshja e parë pas rikonstruksionit total të fushës, ku pritet të vijë Dinamo. Falë një bashkëfinancimi të FSHF-së dhe Bashkisë Burrel u bë e mundur riveshja e fushës së stadiumit me një tapet bashkëkohor. Ditën e shtunës, para fillimit të ndeshjes mes Burrelit dhe Dinamos, sportdashësit do të ndjekin aktivitetin e këtij inaugurimi dhe ceremoninë e prerjes së shiritit, që i jep fund shtegtimit të Burrelit për ndeshjet që duhet të luajë brenda në shtëpi. E ndërsa infrastruktura moderne e stadiumit do të jetë në shërbim të ekipit, ky i fundit ka dhënë rezultatet pozitiv, sidomos në ndeshjet e fundit si në transfertë dhe në fusha asnjanëse.
D.Kurti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"