“Të njëjtët stjuardë, e njëjta polici por më afër Ballshit”, Çela pas humbjes së Kastriotit: Ndoshta dëgjuan intervistat e mia…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2023 | 21:03

“Të njëjtët stjuardë, e njëjta polici por më afër Ballshit”, Çela pas humbjes së Kastriotit: Ndoshta dëgjuan intervistat e mia…

Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, ka deklaruar se skuadra e tij u mund nga Bylisi vetëm sepse krutanët kishin pasur një ngarkesë më të madhe emocionale dhe se ende kishte pikëpyetje se pse ndodhi shtyrja me dy javë e ndeshjes.

bandicam 2023-04-19 17-21-46-028

“Ishte një ndeshje si finale për ne. Duhej të luhej para dy javësh dhe u zhvillu anë Elbasan, nga ana gjeografike është më afër Ballshit. Të njëjtët stjuardë ishin, e njëjta polici, po këtu në Elbasan e kishin marrë përsipër. Gjithsesi më vjen keq se e përgatisim ekipin me zona, presing, që të luajë me topin, lodhemi gjatë gjithë javës. Ekipi të them të drejtën më është përgjigjur në stërvitje, pa shenja nervozizmi. Ishte një gjest që askush nuk ia ka thënë ta bëjë, patjetër që erdhi si pasojë e provokimit, por futbolli ky është, lojtarët duhet të jenë më të matur. Ata që duhet të vijnë deri te ekipi i parë, duhet të ndjekin etapa, që të moshat, të marrin eksperiencë e pastaj të vijën në Superiore. Janë ndeshje shumë të rëndësishme, një episod na hedh poshtë gjithë atë punë dhe varet fati i sezonit.

Ishin dy episode për mendimin tim të drejta. Me arbitrin nuk isha dakord për vijimin e lojës, se ishte një karton i dytë i verdhë për Lajthinë që për mendimin tim, qoftë për të barazuar ndeshjen apo nga ana teknike, duhej ta jepte se ishte pengim aksioni premtues. Nuk e dha, por duhet ta shohim te vetja, lojtarët duhet të jenë më të qetë, të kenë besim te ajo që punojmë. Ka akoma ndeshje dhe duhet të vazhdojmë. Keqardhja ime e vetme është te shtyrja, se ishim në formë të mirë pas ndeshjes me Laçin. Kishim vazhdimësinë dhe entuziazmin, këto pauza nuk na bëjnë mirë, e kam thënë që Kastrioti e ka të vështirë të bëjë ndeshje brenda 3-4 ditësh. Por ndoshta faktorë të tjerë kanë dëgjuar intervistat e mia me vëmendje dhe ka ndikuar kjo te shtyrja e ndeshjes se nuk di kujt t’ia vë tjetër.

Detyrat në fushë zbatohen mirë, por janë ato gjeste të lojës pa top që nuk i kërkojmë. Jemi në vite dritë, jemi në 2023. Duhet të kemi besim te energjitë tona, fuqitë dhe cilësitë tona që të mos rëndohemi kaq shumë psikologjikisht dhe përjetojmë një finale në këtë mënyrë. Futbolli duhet të bashkojë njerëzit, është lojë ku të luash dhe më i zoti do të fitojë. Situata psikologjike patjetër ndikon. Por ekipi me 10 vetë pati qarkullim topi, patëm raste.

Në pushim u thashë lojtarëve të ishim të qetë, nuk merren këto ndeshje në këtë mënyrë, duhet besim në atë që kemi përgatitur. I qetësova, u thashë të luajnë për karrierën e familjen e tyre se e kanë profesion, të pranojmë verdiktet. Kemi disa ndeshje para, kemi Kukësin, do i bëjmë hyzmetin për sa kohë që matematika në lejon, do të përpiqemi që të qëndrojmë në lojë.

Kemi potencialin, thjesht duhet të jemi më të qetë nga ana psikologjike. Këto ndeshje nuk përjetohen në doza të tilla emocionale se ekipi i Bylisit të them të drejtën e pashë të qetë, gjatë gjithë kohës provokonin e ngacmonin, e shoh normale se është luftë nervash. Por duhet të kemi besim te cilësitë e aftësitë tona, nëse bëjmë atë që punojmë, jemi ekip i mirë, jemi ekip që mund të fitojmë ndaj kujtdo”, tha Çela për “Oversport” pas përfundimit të duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"