“Të kthehen pas aksionet e klubit”, tifozët e Elbasanit kërkesë për takim urgjent me kryebashkiakun Llatja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 19:31

“Të kthehen pas aksionet e klubit”, tifozët e Elbasanit kërkesë për takim urgjent me kryebashkiakun Llatja

Grupimi i ultrasve të skuadrës së Elbasanit “Tigrat Verdheblu” i janë drejtuar publikisht kryebashkiakut të Elbasanit Gledjan Llatja që të organizojnë një takim për të diskutuar nxjerrjen nga kriza të klubit të qytetit.
Elbasani tifozet
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, ultrasit e Elbasanit kërkojnë që të kthehen mbrapsht aksionet që i janë dhënë një kompanie angleze “Manchester Group” duke nisur procedurat ligjore. Bashkangjitur kësaj kërkese, “Tigrat Verdheblu” kërkojnë gjithashtu garanci për futbollistët e Elbasanit dhe planifikimin e një projekti 3-vjeçar.

Elbasani po përjeton një periudhë të vështirë prej 5 vitesh pasi ndarja dhe dhënia e një pjese të aksioneve të klubit “Manchester Group” nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Këtë sezon Elbasani ndodhet në pozitë delikate pasi duhet të sigurojë mbijetesën.

Deklarata e “Tigrave Verdheblu”

Letër e hapur
Drejtuar: z. Gledjan Llatja (Kryetar i Bashkisë Elbasan)
Duke parë situatën aktuale (skandaloze) të skuadrës së qytetit tonë, Elbasani, i drejtohemi me këtë letër të hapur opinionit sportiv në Elbasan dhe vecanërisht Kryetarit të Bashkisë Elbasan z. Gledjan Llatja.
Bashkia si aksionere kryesore e skuadrës, pasi e ka dorëzuar ekipin në duar të pasigurta, tashmë s’po bënë asnjë hap pas për të ringritur ekipin, madje deri më tani, kontributet e saj janë zero në ekipin e futbollit.
Por duam të sqarojmë paraprakisht, se nisma jonë nuk është aspak e politizuar apo e telekomanduar nga dikush. Gjithashtu, figura e juaj z. Llatja gëzon respekt. Gjithcka e bëjmë si pasojë e dashurisë së pavdekur ndaj dy ngjyrave të përjteshme verdheblu.
I nderuar kryetar, po kërkojmë një takim direkt me ju, për të diskutuar problemet e skuadrës. Në prani do të ishte mirë të ndodhej edhe z. Arben Laze, si aksioner I skuadrës.
I drejtohemi Bashkisë, sepse në kalimin e klubit në një shoqëri anonime si “Manchester Group”, dhe mos marrja prapsh e aksioneve, apo procedurat e pa nisura gjyqësore, për rikthimin e aksioneve pas tek zotëruesit e mëparshëm, janë tregues të qartë të harresës ndaj KF Elbasanit. Për më tepër, Bashkia është institucioni i vetëm përgjegjës për futbollin dhe sportin e qytetit.

Ajo cfarë në kërkojmë paraprakisht do ti rendisim si më poshtë
1. Nisjen e procedurave gjyqësore për marrjen pas të aksioneve të skuadrës nga pronarët e mëparshëm.
2. Garanci financiare për skuadrës në një projekt 3 vjecar.
3. Përkrahje aktuale e futbollistëve të Elbasanit.
Duke pritur mirëkuptimin tuaj, ju falenderojmë për vëmendjen!

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"