Te Bazeli e duan Xhakën kapiten, por nuk e lejon… trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 17:29

Te Bazeli e duan Xhakën kapiten, por nuk e lejon… trajneri

Skuadra e Bazelit duket se po kalon një periudhë jo të mirë.  Ndeshjet e fundit të zviceranëve kanë qenë katastrofale. Më e fundit ka qenë humbja turpëruese 7 me 1 përballë skuadrës së Jang Bojsave. Ndërsa në “Telebasel” është ngritur si çështje gjetja urgjente e një lideri për ekipin.

xhakaaaaa-768x476

Një kapiten që të marrë përsipër përgjegjësi për të çuar përpara ekipin. Një person me mentalitet fituesi dhe luftarak thuhet se mund ta bëjë shumë mirë këtë detyrë dhe ai është Taulant Xhaka. Por gjithnjë sipas “Telebasel”, trajneri i ri i Bazelit Marsel Koler nuk e ka shumë në konsideratë lojtarin. Ndërsa më parë në drejtimin e trajnerit të mëparshëm Xhaka ka qenë një nga më të mirët e ekipit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"