Talenti i Shpresave gati për hapin e madh në karrierë, afër transferimit në Serinë B italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 19:15

Talenti i Shpresave gati për hapin e madh në karrierë, afër transferimit në Serinë B italiane

Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, Aristidi Kolaj është vënë në qendër të merkatos në Serinë B italian ku janë disa skuadrat që i janë vënë pas 22 vjeçarit.
kolaj

Kolaj është futbollist në pronësi të Sasuolos, por vitin e kaluar u aktivizua me Pro Patrian në Serinë C. Pak kohë më parë, Peruxhia e cila sapo është ngjitur në Serinë B kërkoi shërbimet e sulmuesit të Shpresave, por si duket në garë është futur dhe skuadra tjetër e sapongjitur, Alesandria.

Sipas ‘’TuttoMercatoWeb’’, Alesandria është afër një marrëveshje për të blerë përfundimisht kartonin e Kolajt i cili do të ishte një përforcim shumë i domosdoshëm për skuadrën italiane. Aristidi Kolaj është futbollist i lindur në Itali, por që është aktivizuar me 21 vjeçarët e Shqipërisë më herët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"