Superliga Kosovës/ Llapi shkatërron Ulpianën, Prishtina dhe Drita rikthehen te fitorja. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 15:16

Superliga Kosovës/ Llapi shkatërron Ulpianën, Prishtina dhe Drita rikthehen te fitorja. Ja rezultatet dhe renditja

Janë luajtur drekën e sotme 3 sfida për javën e 10-të të Superligës së Kosovës të cilat kanë rezervuar plot 11 gola.

llapi

Llapi shkatërroi 0-6 në transfertë Ulpianën duke marrë një trepikësh mjaft të vlefshëm që e largon nga zona e nxehtë. Heroi për llapjanët ishte Veliu i cili shënoi tripletë në këtë takim.

Prishtina është rikthyer te fitoja duke mposhtur 2-1 Malishevën. Kryeqytetasit iu falën dopietës të Besnik Krasniqit që shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në sfidën tjetër, Drita mposhti 0-2 në transfertë Feronikelin falë golave të Simonovskit dhe Ajzerajt. Gjilanasit ngjiten në vendin e tretë në renditje në kuotën e 16 pikëve, 1 më pak se Drenica kryesuese.

REZULTATET

Ulpiana-Llapi 0-6

Feronikeli-Drita 0-2

Prishtina-Malisheva 2-1

RENDITJA

kosove

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"