Superiore U-21/ 15 gola në 3 ndeshje, Kukësi i pamëshirshëm, Vllaznia turpëron Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 15:14

Superiore U-21/ 15 gola në 3 ndeshje, Kukësi i pamëshirshëm, Vllaznia turpëron Tiranën

U luajtën sot 3 ndeshjet e javës së tetë të Kategorisë së Parë për grupmoshën 21-vjeç. Kukësi shkatërroi me rezultatin e thellë 8-1 Akademinë e Futbollit. Vllaznia i shkaktoi Tiranës humbje të rëndë me rezultatin 1-4.
kukesi-u21-superliga
Sfida tjetër ishte Laçi-Teuta. Kurbinasit e siguruan fitoren 1-0 me penallti në minutën 89-të falë Prengajt.

Në sfidën Kukësi-Akademia e Futbollit, verilindorët shënuan plot 5 herë në pjesën e parë. I riu Zijaj shënoi plot 4 gola në këtë sfidë, ndërsa autorët e tjerë ishin Tabaku, Haderaj, Jargavani dhe Kola. Fitorja e Vllaznisë ndaj Tiranës u vulos me golat e Ivzikut, Xhahysës, Çobës dhe Dedes.

Rezultatet e javës së tetë të Kategorisë Superiore U-21

FT| KUKËSI-AKADEMIA E FUTBOLLIT
Zijaj 1’, 8’, 32’, 84’, Tabaku 14’, Haderaj 19’, Jargavani 68’, Kola 86’/ Ukperaj 30’

FT| LAÇI-TEUTA 1-0
Prengaj 89’ (p)

FT| TIRANA-VLLAZNIA 1-4
Basha 56’/ Ivziku 65’, Xhahysa 71’, Çoba 79’, Dede 90’+2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"