Sulmuesit në aksion, Sadiku e Llullaku gati për debutimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 16:58

Sulmuesit në aksion, Sadiku e Llullaku gati për debutimin

Orët e pritjes për Sadikun duket se po marrin fund. Nga ajo që raportojnë së fundmi mediat spanjolle, bomberi i Kombëtares shqiptare ka lënë pas shqetësimet në gju dhe dje është stërvitur plotësisht me grupin. Kjo bën që takimi ndaj Real Sociedad të jetë mundësia e artë për shqiptarin që të zbresë në fushë në La Liga për herë të parë.

sadiku31-470x327

Nga sa bëhet me dije në mediat vendëse, trajneri është në dileme që dy blerjet e reja të sulmit të startojnë në fundjavë si titullarë. Pacini justifikoi besimin e dhënë ndaj Real Madridit duke shënuar golin e barazimit, ndërkohë që për shqiptarin pritshmëritë janë gjithashtu të mëdha, nisur nga paraqitjet dhe impenjimi i tij gjatë seancave stërvitore. Mbetet për t’u parë nëse debutimi i shqiptarit do të bëhet si titullar apo do të startojë nga stoli.

SERIA B- Azdren Llullaku është optimist për kalimin e tij tek Entela dhe, që në seancat e para stërvitore, ka dhënë shkëndija pozitive. Nisur nga fakti që shqiptari ka bërë fazë të plotë përgatitore me Gaz Metan dhe me Ordabasin, debutimi i tij është pranë.

llullaku

Me gjasë, Llullaku do të jetë i përfshirë në skuadër në fundjavë dhe trajneri mund t’i japë minuta debutimi sulmuesit të Kombëtares. Llullaku është mirëpritur nga Aliji në këtë ekip. Shqiptari mund të aktivizohet si sulmues qendror, por edhe si anësor dhe kjo pritet të jetë një avantazh i madh i tij, pasi mund të luajë në të gjitha rolet e repartit të avancuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"