“Sulmuesi që i mungonte Çelsit”, shikoni vlerësimin që prestigjiozja “The Sun” i jep Brojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 22:48

“Sulmuesi që i mungonte Çelsit”, shikoni vlerësimin që prestigjiozja “The Sun” i jep Brojës

Goli i Armando Brojës mori një vëmendje të madhe në Angli, me sulmuesin shqiptar që u rikthye më në fund si protagonist me Çelsin.

broja gallager enzo

Prestigjiozja britanike, “The Sun” ka bërë vlerësimet e saj për të gjithë lojtarët e “Bluve” që u aktivizuan dje, teksa 22-vjeçari shqiptar është vlerësuar me notën 8, një nga më të lartat te skuadra e Poçetinos.

“Duket si sulmuesi i duhur që i ka munguar Çelsit gjithë këtë kohë. Humbi një rast në fillim të sfidës, por u kthye në hero duke shënuar golin e parë në Premier Ligë pas një viti. Sinqerisht, nuk duket si një lojtar që nuk ka luajtur për 11 muaj. Lëvizjet e tij, qetësia dhe lidhjet në lojë ishin shumë mbresëlënëse”, shkruan “The Sun”, për Brojën.

77878

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"