Sulmuesi i hapur për të ndryshuar ekip, Juventusi përgatit ofensivën për lojtarin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 14:16

Sulmuesi i hapur për të ndryshuar ekip, Juventusi përgatit ofensivën për lojtarin e Premier Ligës

Juventus përveç investimeve të shumta në vitet e fundit, shpesh ka bërë goditje në merkato edhe me parametra zero, me lojtarë që iu kanë skaduar kontratat me ekipet e tyre.Giroud-and-Willian-640x400

Pikërisht të njëjtën gjë, bardhezinjtë do të përpiqen të bëjnë edhe në merkaton e kësaj vere. Një nga lojtarët që po studiohet me kujdes është edhe sulmuesi i Çelsit, Uillian.

Këtij të fundit i skadon kontrata me londinezët në verë dhe sipas lajmeve të fundit është i hapur për një lëvizje nga londinezët.

Pikërisht futbollisti pëlqehet shumë edhe nga Sarri dhe për këtë arsye drejtuesit e Juventusit do të përpiqen ta afrojnë në ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"