Strategjia e Flik dhe mbrojtja, ja 7 arsyet e eliminimit të Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 23:53

Strategjia e Flik dhe mbrojtja, ja 7 arsyet e eliminimit të Gjermanisë

Eliminimi i parakohs hëm i përfaqësueses gjermane surprizoi jo vetëm tifozët vendës, por edhe analistët dhe kritikët, aq sa në një kohë rekord pas turpërimit për herë të dytë radhazi në Botëror do të çkodonin në çdo drejtim arsyet e këtij skualifikimi të çuditshëm.

Fi67Bb3UoAEaSsx-e1669928510766

1.EKSPERIMENTIMI I FLIKUT – Gjermania përgjatë Kupës së Botës në Katar nuk pasqyroi një model specifik loje, nëse do të bazohej në kundërsulmet e shpejta apo posedimin e topit. Në sfidën e parë ata zotëruan topin deri në shifra ekstreme, por ajo skemë nuk dha rezultat. Dueli i radhës përballë Spanjës solli tjetër panoramë.

Ekipi i Flikut voziste me pak topin nën këmbë dhe përpiqej të shfrytëzonte momente të caktuar për të kapur në befasi mbrojtjen. Sfida e fundit i vendosi ndaj Kosta Rikës. Sërish kemi luhatje në vendosje dhe modalitetin e ndërtimit të aksioneve. Loja nga qendra kishte marrë përmasat e një kujtimi të bukur, ku imponohej nga krahët ndaj një kundërshtari tepër modest.

Zëvendësimet e pakuptueshme të Hansit i shtohen listës së gabimeve nga 57-vjeçari. Largimi i Mylerit dhe Gyndoan do të ishin përcaktuese me Japoninë. Zëvendësimi i dyshes në fjalë do të faturonte edhe çmimin e humbjes.

2.DISFATA-Nisja me këmbën e gabuar ndaj Japonisë do të thoshte tërmet i papërballueshëm në ambientin e “Pancerave”, sa do të linte pasoja edhe në sfidat pasardhëse. Nuk munguan deklarata përçarëse ku lojtarë të caktuar si Gyndoan dhe Nojer fajësonin hapur repartin ofensiv në mbulimet e gabura.

3.SHIRITI-Të besuarit e Hansi Flikut u goditën nga FIFA ende pa zbritur në fushë, shkak i “shiritit”. Mbajtja e frazës “One Love” (Një dashuri) në lidhje me përcjelljen e mesazheve kundër diskriminimit nxiti frymë negative te Nojer me shokë, madje arriti deri në atë pikë sa po diskutohej tërheqja nga kompeticioni. Përjetimi i një situate të tillë e ktheu në plan të dytë futbollin dhe përqendrimin në rrugëtimin e tyre.

4.LËNDIMET-Lojtarë me të rëndësishëm në radhët e kampionëve të 4-fishtë në spektrin e Botërorëve erdhën me probleme fizike. Gorecka, Myler, Sane dhe Nojer ishin emrat të diskutuar për t’u përfshirë në listën përfundimtare si shkak i shqetësimeve fizike. Pasojat në fjalë u pikasën edhe në aktivitet.

5.MENTALIETETI I DOBËT-Historikisht Gjermania në arenën e futbollit është identifikuar nga karakteri stoik gjatë lojës, pavarësisht rezultatit, pasi ishin ata që luftonin deri në minutat e fundit. Sfida ndaj Kosta Rikës nxori në dritë elementë shumë interesant, i cili mund të pasqyrojë gjendjen e vështirë emocionale të tyre, larg profesionalizimit. Sapo u njohën me përmbysjen e Japonisë, tempi i lojës ra dhe filluan të humbnin ritmin e sulmeve agresive në portën e Navas.

6.DËSHTIMI “MYLER”- Citatet e trajneri të Gjermaninë përpara fillimit të aventurës në Katar i kishte hedhur spirancat e liderit në drejtim të Mylerit, si udhërrëfyes për pjesën tjetër. Në përfundim i njëjti Myler si në 2018-ën. Më shumë se sa dështim. Pasazhi i një Myleri të 12 apo 8 viteve të fundit do të mbeste kujtimi i bukur.

7.PRESIONI MBI MUSIALEN-Barra e rëndë mbi supet e Xhaml Musiala u kthyen në një gjigant për të, aq sa e pati të pamundur të dëshmonte gjithë arsenalin e tij. Mediat gjermane, po jo vetëm, e “mbytën” me përgjegjësi Musialën, pasi supozohej si i vetmi personi që do t’i dërgonte drejt suksesit.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"