Stoli dhe sulmi, Juventusi mendon paketën Tiago Mota-Zirkze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 22:41

Stoli dhe sulmi, Juventusi mendon paketën Tiago Mota-Zirkze

Te Juventusi shpejt do të vijë koha e zgjedhjeve të mëdha, ndonëse në Torino tani shpresohet që të dilet sa më shpejt nga kriza aktuale dhe të blindohet edhe zona Champions.

Thiago-Motta-praises-Zirkzee

Gjithsesi, ndjesitë janë se në fund të sezonit Masimiliano Alegri do të përshëndesë, ndonëse ai ka ende një tjetër vit kontratë. Trajneri livornez 56-vjeçar tashmë është shpallur “i padëshiruar” nga ana e tifozëve të tij, kështu që mundësia për të hapur krahun është shumë e madhe. Dhe zgjedhja më e mundshme e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” është Tiago Mota, ish-mesfushorit të Interit, Barcelonës e PSG-së, që po mahnit nën drejtimin e Bolonjës, të cilën e mban prej muajsh në zonën Champions.

Gjithsesi, nëse Juventusi e thërret sigurisht që për Motën do të jetë e vështirë që të refuzojë, ndonëse në ditët e fundit po përflitet gjithashtu se me italo-brazilianin në Torino mund të vijë edhe një nga të besuarit e tij. Emri në fjalë është ai i Joshua Zirkzes, sulmuesit dhe autorit të 11 golave sezonalë (plus 6 asiste) me kuqeblutë.

22- vjeçari kushton 50 milionë euro për Bolonjën, ndonëse në kontratën e shitjes, Bajerni ka një të drejtë riblerjeje për 40 milionë.

Gjithsesi, bavarezët duket se kanë ide të tjera për sulmin, duke pasur Kejnin në skuadër, kështu që nëse Juventusi shet Vlahoviçin për një shifër të çmendur, mund të sjellë edhe Zirkzen së bashku me Motën në Torino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"