Stërvitje që “pa gdhirë”, te Tirana apel për fitore ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 21:00

Stërvitje që “pa gdhirë”, te Tirana apel për fitore ndaj Kastriotit

Tirana nuk ka kohë të pushojë. E fundit ndeshje që kanë për luajtur për këtë sezon është shumë afër, ndaj edhe Ze Maria i ka zbritur lojtarët në fushë që pa gdhirë. Me një seancë në orën 10:00, skuadra u nda në dysh, ndërsa më të privilegjuarit ishin titullarët që luajtën me Bylisin, të cilët nuk morën ngarkesa, por kryen vetëm një seancë rikuperuese. Pjesa tjetër pastaj vijoi normalisht.

tirana

Grupi edhe këtë herë pritet që të ketë mungesa. Doka dhe Ngoo nuk janë gati, ndërsa Muguna pritet që të grumbullohet, por mbetet në pikëpyetje. Megjithatë, vend për panik nuk mund të themi se ka, pasi gjasat janë që stafi teknik të hedhë në fushë ata që luajtën ndaj ballshiotëve, madje ky duel u shfrytëzua si provë gjenerale për “finalen”. Duke qenë se ky trofe ka rëndësi financiare, trajneri zhvilloi edhe një minibisedë me lojtarët para se të niste stërvitja. Ai u kërkoi që ta fitonin edhe këtë ndeshje të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"