Stazhilla “kampioni” i vetëm, transfertat mbeten makth për Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 13:51

Stazhilla “kampioni” i vetëm, transfertat mbeten makth për Laçin

Pasi fituan në Vlorë, te Laçi kërkojnë fitoren e dytë radhazi në transfertë. Këtë herë udhëtojnë në Gjirokastër për t’u përballur me Luftëtarin e vendit të parafundit. Në letër duket si një ndeshje e kalueshme, por Armando Cungu nuk i zë aspak besë renditjes së kundërshtarit.

bYLIS-LACI

Për këtë motiv, është duke marrë që të gjitha masat për të shmangur ndonjë blof. Mungesat janë të pashmangshme edhe këtë javë, teksa Rudolf Turkaj është i skualifikuar prej të kuqit që mori ndaj Flamurtarit. Gjatë këtij sezoni, trajneri ka vuajtur në fakt prej organikës së cunguar. Dhe kjo kuptohet qartë, kur sheh statistikat pas 23 ndeshjesh.

Stazhilla

Në total janë aktivizuar vetëm 18 lojtarë prej teknikut shkodran gjatë kësaj kohe, madje shpesh i është dashur që në pankinë gjatë një takimi të ketë vetëm 3 lojtarë.

Zyrtarisht ka vetëm një “kampion” minutash dhe ai është Dimitri Stazhilla (me 2070′). Moldavi nuk ka humbur asnjë sekondë deri më tani, ndërsa titullar i padiskutueshëm është edhe Redon Xhixha, por me 77 minuta më pak nga portieri. Kjo vjen pasi ky zëvendësohet shpesh, në 8 raste i është dashur që ta lërë fushën e lojës. Julian Shehu është ai që ndëshkohet më shpesh dhe 7 të verdhë e bëjnë lojtarin më pak “fair” të kurbinasve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"