Statistikat/ Partizani ka 11 golashënues, por Tirana është kampionia e përmbysjeve këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 14:09

Statistikat/ Partizani ka 11 golashënues, por Tirana është kampionia e përmbysjeve këtë sezon

Dëmtimet nuk e kanë lejuar Partizanin të krijojë një formacion tip, por edhe të ketë pika referimi.

tirana-partizani-1024x685

Duhet thënë se thuajse i gjithë sulmi i të kuqve ka arritur të shënojë, megjithëse jo me shifra të mëdha. I vetmi që ka spikatur është Arçejnxh Bintsuka, autor i 7 golave dhe golashënues i ekipit. Por ai nuk është i vetmi që ka arritur t’ia fitojë ndeshjet Partizanit me golat e tij. Kampionët, bashkë me Kukësin, kanë shpërndarjen më të madhe të shënuesve në skuadër. Të dyja këto ekipe kanë nga 11 golashënues.

Tirana është në këtë moment që flasim në vendin e katërt me 34 pikë. Gjithsesi, në këtë sezon, e veçanta është që bardheblutë etiketohen si ekipi i përmbysjeve. Kështu, nga 23 takime të luajtura, ekipi ka fituar nëntë ndeshje dhe ka barazuar shtatë të tjera. E veçanta është se nga nëntë takime, pesë prej tyre i ka fituar me përmbysje. Katër janë ndaj Dinamos dhe Kukësit me të njëjtin rezultat 3-2, ndërsa një ndeshje është mbyllur 3- 1, pikërisht sfida me Skënderbeun në fazën e parë.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"