Statistika/ Juventus ka fituar 12 nga 13 sfidat e fundit në Sardenjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 18:13

Statistika/ Juventus ka fituar 12 nga 13 sfidat e fundit në Sardenjë

 – Juventusi ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në Serinë A kundër Kaljarit (plus një humbje). Nga sezoni 2016-2017 e në vazhdim, sardët janë skuadra të cilën bardhezinjtë kanë dënuar më shpesh se këdo tjetër (12 fitore edhe ndaj Udinezes e Bolonjës).

Juventus

– Juventusi ka fituar 19 transferta në Serinë A kundër Kaljarit (plus 12 barazime dhe 10 humbje), duke i bërë sardët skuadrën ndaj të cilës “Zonja e Vjetër” ka fituar mundur më shpesh në këtë kompeticion (19 fitore edhe për Milanin). Plot 12 nga këto 19 fitore kanë ardhur në 14 transfertat e fundit, kundër 7 të tjerave që janë regjistruar në 27 precedentët e tjera.

– Kaljari ka grumbulluar 13 pikë në 8 ndeshjet e fundit në Serinë A (3 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje), një më shumë sesa ka bërë në 14 ndeshjet e kaluara.

– Kaljari nuk ka fituar asnjë nga 15 ndeshjet e fundit në Serinë A kundër skuadrave të pozicionuara në 3 pozicionet e para të renditjes në këtë sezon (4 barazime dhe 11 humbje), përfshirë edhe atë të fundit kundër Interit (2-2).

– Juventusi ka pësuar dhe shënuar vetëm një gol në 4 ndeshjet e fundit në kampionat. Një agjërim prej 3 ndeshjesh i bardhezinjve kishte ndodhur vetëm në 29 sfidat e mëparshme të kampionatit.

– Juventusi nuk fiton prej 5 transfertash radhazi në Serinë A (2 barazime dhe 3 humbje), për herë të parë që nga periudha mars-maj 2010, në të cilën arriti që të regjistrojë 6 ndeshje larg Torinos pa shijuar tri pikët (1 barazim dhe 5 humbje), me Alberto Zakeronin në stol.

– Bardhezinjtë nuk kanë shënuar asnjë gol në dy transfertat e fundit dhe nuk shkojnë në tre të tilla që nga dhjetori 1998, nën drejtimin e Marçelo Lipit.

– Vetëm Napoli (19) ka fituar më shumë pikë sesa Kaljari (17) nga situata në të cilën sardët e kanë parë veten në disavantazh në këtë kampionat. 14 nga 17 pikët e kësaj statistike janë regjistruar në stadiumin e tyre.

– Dushan Vlahoviçit i sjell fat Sardenja, duke qenë se dy golat e parë në Serinë A ia ka shënuar pikërisht Kaljarit, në 10 nëntor 2019, me bluzën e Fiorentinës. Kundër kuqebluve serbi numëron 5 gola në total, duke i bërë sardët viktimën e tij të dytë të preferuar pas Bolonjës, Lacios, Salernitanës e Sasuolos të cilave i ka realizuar nga 6 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"