Starova gjen më në fund fantazistin, Cetkoviç prezantohet te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2017 | 14:01

Starova gjen më në fund fantazistin, Cetkoviç prezantohet te Partizani

Malazezi Marko Cetkoviç është zyrtarisht një futbollist i Partizanit. Futbollisti me të cilin të kuqtë ishin në negociata prej disa kohësh, sot ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me klubin kryeqytetas dhe do të niset menjëherë drejt Antaljas për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.

cetkovic partizani demi

Njoftimi është dhënë nga klubi, që ka shpjeguar se ky është një përforcim i rëndësishëm për Partizanin në synimin e titullit kampion.

“Klubi njofton se ka mbyllur me sukses tratativën me Marko Cetkoviç. Fantazisti malazez është përforcimi i radhës i 15-të herë Kampionëve të Shqipërisë, pasi ka firmosur sot kontratën me klubin e kuq.

Lojtari i cili spikati në kampionatin tonë përgjatë dy sezoneve me Laçin, rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës 6 mujore në kampionatin boshnjak me skuadrën e Sarajevës. Mesfushori fantazist i cili do të mbaj në fanellë numrin 21 konsiderohet mjaft i vlefshëm për objektivat që skuadra ka në këtë sezon futbollistik, fitimin e titullit Kampion”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"