Spektakël në Kamzë, dopietë e Plakut dhe supergola për një barazim me Kukësin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 15:14

Spektakël në Kamzë, dopietë e Plakut dhe supergola për një barazim me Kukësin (VIDEO)

Kamza dhe Kukësi janë ndarë në një barazim spektakolar 2-2 në ndeshjen e luajtur në sot në Kamzë.

kamza kukesi

Kale kaloi Kukësin në avantazh në minutën e 27, ndërsa Plaku realizoi dy gola në minutat 41 dhe 53 për të përmbysur rezultatin. Megjithatë Rrumbullaku shpëtoi një pikë për Kukësin me supergolin e realizuar në minutën e 76.

Pas këtij takimi, Kukësi mbetet në vendin e dytë me 19 pikë, ndërsa Kamza mban vendin e 4-t me 16 pikë.

Komenti minutë pas minute

90+5′ Mbyllet ndeshja.

90+5′ Fushtar tenton me kokë, por topi del jashtë.

90+4′ Kukësi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Plaku, në fushë Mumajesi.

89′ Kamza kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Ymeri, në fushë Zefi.

86′ Bakaj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi ndalet nga traversa.

82′ Hoxha ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Frashëri ndëshkohet me karton të verdhë.

77′ Kukësi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Kërkotiç, në fushë Imami.

kukesi1

76′ Rrumbullaku barazon shifrat me një goditje fantastike nga shumë larg.

75′ Fushtar ndëshkohet me karton të verdhë.

73′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

64′ Kukësi kryen dy zëvendësime. Largohen Et’hemi dhe Zeqiri, në fushë Alijev dhe Musolli.

plaku

55′ Frashëri kroson në zonë nga e djathta dhe Plaku godet saktë me kokë duke përmbysur shifrat.

54′ Kamza kryen zëvendësimin e parë. Largohet Rezi, në fushë Neziri.

52′ Bakaj tenton me një goditje brenda zonës, por topi pritet nga Halilaj.

51′ Hallaçi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

48′ Ymeri tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por Koliçi bë një pritje mjaft të bukur dhe e devijon topin në goditje këndi.

48′ Bakaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një momenti tensioni me Fushtarin.

46′ Fillon pjesa e dytë. Kamza luan topin e parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

plaku ndreu kamza

41′ Kamza barazon rezultatin me një gol të Plakut i cili gjeti rrjetën duke goditur mjaft bukur nga jashtë zonës.

32′ Raçiç ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

kukesi

27′ Kukësi kalon në avantazh me anë të Kale, i cili ia mori topin Fushtarit dhe më pas fiton dyluftimin me Halilajn duke dalë i vetëm përpara portës.

23′ Idrizaj tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por topi devijohet në goditje këndi nga Koliçi.

18′ Kërkotiç tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi kontrollohet nga Halilaj.

14′ Bakaj tenton të devijojë lehtë topin pas një pasimi të Gurit me kokë, por topi kontrollohet nga Halilaj.

13′ Plaku tenton me një goditje të rrezikshme me kokë, por topi kontrollohet nga Koliçi.

11′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

6′ Guri tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

2′ Et’hemi tenton me një goditje të rrezikshme, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

1′ Fillon ndeshja. Kukësi luan topin e parë.

KAMZA – KUKËSI 2-2
Plaku 41′, 55′ / Kale 27′, Rrumbullaku 76′

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Ymeri (Zefi 89′), Rezi (Neziri 54′), Plaku (Mumajesi 90+4′), Raçiç
Trajner: Ramadan Ndreu

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Kërkotiç (Imami 77′), Zeqiri (Musolli 64′), Et’hemi (Alijev 64′), Kale, Bakaj, Guri
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtar: Kridens Meta

KV: Fushtar 75′, Frashëri 80′ / Bakaj 48′, Hallaçi 51′, Hoxha 82′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"