Spaleti: T’i fitojmë të gjitha ndeshjet, kam frikë vetëm largimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2017 | 14:46

Spaleti: T’i fitojmë të gjitha ndeshjet, kam frikë vetëm largimet

D estinacioni para jsë” thuhej në një këngë të famshme. “Destinacioni, të fitojmë gjithmonë” është në krahun tjetër diktati i Luçiano Spaletit në prag të ndeshjes kundër Veronës. “Të gjitha skuadrat janë të rrezikshme, jo vetëm 5 të parat. Fiorentina e Sampit kanë treguar se dinë të fitojnë, Milani mund ta rimarrë veten. Jemi të detyruar të japim maksimumin, përveçse të mos humbasim pikë. Thelbësore do jenë përballjet direkte, që këtë vit nuk janë pak. Duhet t’i tregojmë vetes se jemi Interi”.

Spaleti

KALENDARI – “Kalendari ndërtohet që në fillim. Është e qartë që të pasurit 3-4 ndeshje të nivelit të lartë pranë njëra tjetrës, bëhet e vështirë kur nuk ke një skuadër të gjerë. Janë aspekte për të cilat duhet organizim. Duhen pasur 20 titullarë që të ndërrohen. Që të arrijmë objektivët, nuk duhen humbur pikë. Duhet të veshim petkun e skuadrës së fortë, kaq dhe pikë”.

MERKATO E JANARIT – “Tani vjen pjesa e vështirë. Duhet të qëndrojmë në grupin e kreut, çdo zgjedhje, që këtej e tutje, ka një peshë më të madhe, ndaj do bëjmë disa vlerësime. Por, duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse skuadra funksionon dhe jam i lumtur nga këta lojtarë. Ramirez? Nuk dua të flas për të. S’kam kënaqësi kur komentoj lojtarët që duhet të vijnë. Nëse do isha një mesfushor në rolin e Ramirezit, s’do isha i lumtur nga situata. Futbollistët që kam po bëjnë ç’ka u është kërkuar. Madje ndoshta edhe më tepër”.

FORMACIONI – “Titullarët? Duhet të krijojmë një stabilitet. Futbollistë kanë punuar në mënyrë profesionale dhe nuk shoh arsye për të ndryshuar, duke parë përgjigjet që kam marrë. Brozoviç? Është në gatishmëri, në stërvitje dha sinjale të mira. Dalbert e Kanselo? Janë mësuar me një futboll ndryshe, por erdhën edhe në momentet e fundit.

U duhet vetëm të praktikojnë ato që po mësojnë. Janë armë që kemi në dispozicion për t’i përdorur, por duhet për tani na duhet artileria e rëndë. Vesino? Është riaftësuar. Ka punuar veçmas, por është në dispozicion. Një lojtar i kompletuar, di të bëjë gjithçka. Mënyra se si e përcjell topin është fenomenale, nuk është ‘shkatërruesi’ klasik”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"