Sot zbarkojnë Asani dhe Asllani, Silvinjo nis planin anti-Moldavi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2023 | 9:59

Sot zbarkojnë Asani dhe Asllani, Silvinjo nis planin anti-Moldavi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka nisur punën më konkretisht për të përgatitur formacionin me të cilin kuqezinjtë do të përballen me Moldavinë në ndeshjen e parë kualifikuese të “Euro 2024” për muajin qershor. Collage Maker-12-Jun-2023-09-43-AM-5043

Skuadra këtë fundjavë ka zhvilluar një ndeshje kontrolli brenda grupit në stadiumin “Elbasan Arena”, ku Silvinjo ka vënë lojtarët përballë njëri-tjetrit, për të ideuar rreshtimin titullar që do të zbresë në fushë ndaj moldavëve pas 5 ditësh. Sigurisht ka qenë një ndeshje me minutazh më të reduktuar, por që ka shërbyer për të parë formën fizike që kanë sidomos ata që janë piketuar si titullarë, meqë trajneri e ka shprehur shpesh se i ka idetë pak a shumë të qarta rreth emrave që përzgjedh për një ndeshje.

Ndeshja është zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi Silvinjo ka dashur që të ruajë sadopak sekretin mbi formacionin që po ideon për ndeshjen ndaj moldavëve. Në këtë seancë të pranishëm ishin 24 lojtarë, ndërkohë nga lista me 26 emrat mungojnë vetëm Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, të cilët kanë pasur impenjime me klubet respektive dhe pritet të bashkohen brenda ditës së sotme me ekipin, ku braziliani ka programuar të zhvillojë dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite.

FORMACIONI- Me një Moldavi, e cila parashikohet si një ekip që rri e tërhequr në mbrojtje, Silvinjo duhet t’i bëjë mirë llogaritë për titullarët që do të hedhë në fushë ditën e shtunë. Duke e nisur nga porta, Berisha dhe Strakosha janë në balotazh dhe gjendja e tyre gjatë kësaj jave do të vendosë se cili do të luajë në fundjavë, teksa kujtojmë që e njëjta situatë ishte edhe në Poloni dhe Silvinjo zgjodhi Strakoshën.

Në mbrojtje braziliani ka vetëm një dilemë, ku nga e djathta konfirmohet Hysaj dhe Gjimshiti me Ismajlin në qendër, vendi në krahun e majtë do të luhet mes Mitajt dhe Alijit, ky i fundit zëvendësoi Ivan Balliun e dëmtuar. Mesfusha kërkon tre emra, ndërsa të avantazhuar janë Keidi Bare dhe Kristjan Asllani, ndërkohë Abrashi dhe Ramadani do të luftojnë për një vend, kjo edhe për faktin se të dy mesfushorët janë me karakteristika mbrojtëse.

Përpara Silvinjo është më i qartë, ku do t’i besojë treshes së Varshavës, me Jasir Asanin në krahun e djathë, Sokol Cikalleshin në qendër dhe Myrto Uzunin në krahun tjetër të sulmit. Ndërkohë, alternativat për ofensivën janë pasi në stol ka emra si: Seferi, Sadiku, Muçi, N.Bajrami, Mehmeti.JKGHJM

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"