Sot, ora 19:00/ Partizani-Tirana, FSHF i beson derbin e kryeqytetit arbitrit të FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 14:42

Sot, ora 19:00/ Partizani-Tirana, FSHF i beson derbin e kryeqytetit arbitrit të FIFA-s

Partizani-Tirana do të jetë kryendeshja e javës së gjashtë e Kategorisë Superiore, e cila do të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin “AIR Albania”.

DERBI

“Panorama Sport” ka mësuar se kryesor i derbit të kryeqytetit do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, i cili do të mbështetet nga asistentët Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi.

Arbitër i katërt pritet të jetë Kreshnik Cjapi.

Në VAR do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, ndërsa në AVAR, Arbër Zalla.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Juxhin Xhaja (Tiranë)

Asistent i parë – Rejdi Avdo (Tiranë)

Asistent i dytë – Nertil Bregasi (Tiranë)

Arbitër i katërt – Kreshnik Cjapi (Fier)

VAR – Elodorjan Hamiti (Lezhë)

AVAR – Arbër Zalla (Tiranë)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"