Sot, ora 11:00/ Nisin kualifikueset e Kampionatit Europian, Shqipëria U-17 sfidon Suedinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2022 | 9:32

Sot, ora 11:00/ Nisin kualifikueset e Kampionatit Europian, Shqipëria U-17 sfidon Suedinë

Kombëtarja shqiptare U-17 ka mbërritur të martën në Kroaci, pikërisht në vendin organizator të ndeshjeve kualifikuese, të vlefshme për Kampionatin Europian 2023 për këtë grupmoshë.

KOMBETARJA U-17

Shqipëria e drejtuar nga Ervin Bulku është në Grupin 7, bashkë me Kroacinë, Uellsin dhe Suedinë. Të tria ndeshjet kuqezinjtë e vegjël do t’i zhvillojnë në Novigrad të Istrës, pikërisht sot me Suedinë në 11:00, si dhe datat 23 dhe 26 tetor ndaj Kroacisë dhe Uellsit në 13:00.

Dje ekipi zhvilloi seancën e fundit stërvitore, ndërsa FSHF-ja njoftoi se ka pasur dy dëmtime.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë të Dinamos, Albi Koleci, dhe atë të Albinolefes, Kevin Lekaj, të cilët nuk kanë udhëtuar me ekipin për arsye dëmtimi.

Pjesa tjetër e grupit është në gjendje shumë të mirë fizike, ndërkohë që trajneri Bulku po përgatit ekipin që prej 12 tetorit në Shqipëri.

Vetëm dy ditët e fundit kuqezinjtë janë stërvitur në tokën kroate, për t’u ambientuar edhe me klimën. Shqipëria do të kërkojë t’i bëjë sot një nisje të mbarë grupit eliminator, për të shpresuar më pas, pse jo, kualifikimin.

KOM (2)

KOM 1 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"