Sot hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria rrezikon përballjen me Anglinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 8:55

Sot hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria rrezikon përballjen me Anglinë

Zyrtarisht jemi në vitin e “Euro 2024”, ku Shqipëria do të marrë pjesë në turneun që do të ngrejë siparin më 14 qershor, me finalen që do të luhet një muaj më vonë. Por, përveç Europianit, këtë vit vëmendje do të marrin edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve, e cila rikthehet për sezonin e ri 2024-2025, me ndeshjet që janë planifikuar të luhen në shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.

nations_ori_crop_MASTER__0x0

LIGA E KOMBEVE
Sot në Paris do të mbahet edhe Kongresi i 48 i UEFA-s ku priten të votohen edhe disa ndryshime të diskutuara në statutin e këtij organi. Megjithatë, pas punimeve të Kongresit, në orën 18:00, Shqipëria do të mësojë edhe rivalët për sezonin e ri të “UEFA Nations League 2024-2025”, i katërti në histori.

Pasdite do të hidhet shorti, me Shqipërinë që ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtin grup me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Me këto kundërshtarët ekipi përfaqësues nuk do të përballet këtë edicion. Rivalët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tri vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Angli dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në tetor do të luhen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy sfidat e fundit të grupit.

sdsdsddssddsd

Kompeticioni i Ligës së Kombeve ka filluar për herë të parë në sezonin 2018-2019, ku Kombëtarja jonë ka garuar në dy vitet e para në Ligën C dhe në sezonin 2020-2021, nën drejtimin e Edi Rejës, arriti që të renditej në vendin e parë në Grupin 4 të kësaj Lige, për të avancuar në Ligën B.

Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, kjo sepse Rusia e cila ndodhej në të njëjtin grup, u përjashtua nga UEFA për shkak të luftës që nisi me Ukrainën dhe kështu që në Ligën C nuk mund të zbriste as Shqipëria, Islanda apo Izraeli, me të cilët ndodheshim në grup. Këtë sezon synimi i Kombëtares është kalimi në Ligën A, megjithatë kjo varet disi edhe se cilët kundërshtarë do të rezervojë shorti i pasdites së sotme.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"