“Skuadra po më përgjigjet”, Nica para duelit me Teutën: Kukësi im ka më shumë dëshirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 12:40

“Skuadra po më përgjigjet”, Nica para duelit me Teutën: Kukësi im ka më shumë dëshirë

Tri pikët e para në kampionat, pas asaj fitoreje në Korçë, duket se e kanë ngrohur disi ambientin në kampin kuksian. Thuhet kështu, pasi tani skuadra nuk hyn më në fushë me petkun e një klubi që nuk kishte marrë ende asnjë pikë në kampionat, duke pasur në njëfarë mënyre edhe ndikimin e vet nga ana emocionale.

stavri nica

Tekniku Stavri Nica, në një prononcim për “Panorama Sport”, shprehet se i pëlqen fakti që lojtarët marrin përgjegjësi dhe po bëjnë maksimumin e tyre. Sipas tij, vetëm kështu ecet përpara.

“Më pëlqen përgjegjësia që po marrin dhe po tregojnë lojtarët. Po i përgjigjen stërvitjes dhe kërkesave që kemi, me maksimumin e vet. Shpresojmë që të vazhdojmë me optimizëm dhe dëshirë. Lojtarët janë të bindur që vetëm kështu mund të konkurrojnë në kampionat. Unë shoh që ka optimizëm dhe dëshirë, sepse duken nëpër seanca që kanë dëshirë të stërviten”, u shpreh fillimisht Nica rreth atmosferës dhe gjendjes në skuadër.

TEUTA – Sot blutë do të luajnë në transfertën durrsake dhe Nica pohon se skuadra do të hyjë në fushë për të dhënë gjithnjë maksimumin. Sipas tij, nuk ka rëndësi do të fitojnë apo barazojnë, por rezultatin duhet ta kërkosh që ta marrësh.

“Ne do të hyjmë për të marrë maksimumin dhe për të dhënë më të mirën. Rezultatin po e kërkove, do ta marrësh. Unë po kërkoj që lojtarët të sakrifikojnë sa më shumë dhe të kenë shpirtin e garës. Pa shpirt gare nuk mund të marrësh rezultat dhe të jem realist, po më ngroh kjo gjë”, vijoi më tej durrsaku që është në drejtimin e Kukësit.

SITUATA – Në fund, Nica e pranon se të futen idetë e tij plotësisht në ekip do kohën e vet, sepse nuk është diçka e lehtë. Por, është duke peshuar në një farë mënyre cilësitë e çdo lojtari dhe ai që është në gjendje mëtë mirë do të ketë shansin edhe të jetë në fushë.

“Do kohë tëvihen në zbatim idetë plotësisht. Koha bën të sajën, duhet të mendosh shumë gjëra paralelisht. Të fusësh idetë në skuadër nuk është e lehtë, do të vazhdojmë me grupin që është dhe kush ka më shumë dëshirë dhe përqendrim do të hyjë në lojë, besim apo gjendje fizike. Kush i ka më në rregull këta faktorë të futbollit, ai dotë jetë në fushë. Më pëlqen që edhe lojtarët, le të themi rezervë, janë po aq të përqendruar dhe kanë të njëjtën dëshirë për t’u futur në lojë”, u shpreh në prononcimin e tij për gazetën tekniku i Kukësit, Stavri Nica.

Pritet që Kukësi ta ketë grupin të plotë në këtë ndeshje dhe trajneri të hedhë në fushë lojtarët më në formë. Gjasat janë që të mos ketë shumë ndryshime nga përballja e fundit me Skënderbeun.

V. MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"