Skuadra e Kategorisë së Dytë me “fytyrë” të re, katër përforcime për fazën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 23:30

Skuadra e Kategorisë së Dytë me “fytyrë” të re, katër përforcime për fazën e dytë

Sopoti është gati për startin e fazës së dytë, ku janë bërë disa ndryshime në organikën e lojtarëve. Drejtorit i ri teknik, Fatjon Xhafa, pa humbur kohë ka bërë disa afrime në skuadër. Në mbrojtje janë përforcuar me Florind Taku dhe Luis Dedja.

sopoti

Taku ka lënë Valbonën për librazhdasit, ndërsa Dedja ka qenë pjesë e Elbasanit. Në mesfushë është afruar Fabian Tartari, po nga ekipi i Elbasanit, duke shtuar larminë në këtë repart. Ndërsa për sulmin është arritur rikthimi i Artur Sejdinit. Forma e mirë e ekipit u shfaq në testin e para pak ditëve ndaj Gramshit, ku djemtë e drejtuar nga Kola dhe Hajdari zhvilluan një ndeshje të bukur dhe fituan 2-0.

Drejtori Xhafa shprehet se në fazën e dytë ekipi do shfaqë një tjetër imazh në fushë duke synuar me të gjitha mundësitë shansin për “play-off”. Prova e parë nis këtë të shtunë në shtëpi ndaj Adriatikut.

 

LEDION QOSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"