Skënderbeu bën eksperiment, fiton Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2016 | 17:17

Skënderbeu bën eksperiment, fiton Laçi


Laçi-Skënderbeu  1-0
Golat: Cetkoviç 49′

Laçi: Selmani, Ademir, Buljan, Çela, Sefgjinaj, Veliaj, Mustafa, Gocaj, Cetkoviç, Nimani, Mitraj
Skënderbeu: Shehi, Abazi, Arapi, Osmani, Lulaj, Eskuerdinja, Dema, Nafiu, Progni, Renatinjo, Orue
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj, Nertil Bregasi, Ergin Doda, Orlando Kuka

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Skënderbeut. Vendasit luajnë 20 minutat e fundit të takimit me një lojtar më pak dhe arrijnë të ruajnë rezultatin pozitiv 1-0. Kurbinasit zhvillojnë një ndeshje të mirë, tregohen agresivë dhe kërkues në lojën e tyre ku ja dalin dhe të finalizojnë me sukes.

Pas disa tentativave në fraksionin e parë, Cetkoviç më në fund ja del të depërtojë në zonën e Shehit duke i dhënë avantazhin skuadrës në pjesën e dytë të takimit.

Goli i malazezit mbetet dhe vulosësi i kësaj përballjeje. Skuadra e Zekës fiton sfidën e parë të gjysmëfinales 1-0, ndërkohë që gjithçka do të vendoset në stadiumin e Korçës për finalisten e parë.

Untitled-3Skënderbeu e ka mendjen vetëm te kampionati dhe nga ky fakt ka përfituar Laçi që në shtëpinë e tij merr një fitore në raundin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Ka mjaftuar goli i Cetkoviç (i ndihmuar nga devijimi i Arapit) që kurbinasit të festojnë dhe të hedhin një hap drejt finales, edhe pse në Korçë i pret një 90-minutësh i vështirë, në rast se Skënderbeu nuk zbret sërish me të njëjtët lojtarë në fushën e lojës.

Ekipi i Mirel Josës e godet kuadratin e portës vetëm një herë, ndërsa Laçi thuajse e dominoi të gjithë ndeshjen duke pasur mundësi për të shënuar edhe më shumë se një gol. Rrotacion masiv- Mirel Josa e parashikoi diçka të tillë dhe zbriti në fushën e lojës një formacion thuajse eksperimental.

I ndikuar nga mungesat e shumta, por edhe me vetëdije sepse në fundjavë i pret një ndeshje e vështirë me Kukësin, trajneri i Skënderbeut kishte aktivizuar Lulajn në të djathtë, Arapin në qendër me Osmanin dhe Abazin si mbrojtës i majtë.

Në mesfushë gjithashtu kishte lojtarë të rinj si Dema dhe Nafiu. Eksperimental ishte edhe sulmi i përbërë nga Renatinjo dhe Orue. Përballë një Laçi të motivuar dhe me lojtarët më të mirë në fushën e lojës, ky formacion i Skënderbeut e pati të vështirë të dilte në lojën e tij. Veliaj frymëzon- Skënderbeun do ta priste një 90- minutësh i vështirë dhe kjo u kuptua që në startin e ndeshjes. Laçi ishte më agresiv dhe kishte zbritur në fushë me ide të qarta.

Çdo top do të kalonte nga këmbët e mesfushorit Veliaj, i cili e shpërndante lojën në të dy krahët duke vënë nën presion ekipin e Skënderbeut. Pas 10 minutash, ku të dyja skuadrat po studionin njëra-tjetrën, vjen shkëndija e parë. Iniciativën e merr Progni, por nuk ka rrezik për Selmanin. Goditjen e parë të vërtetë të ndeshjes e bën Veliaj në minutën e 34-t, me një goditje të fortë, e cila ndalet nga Shehi. Laçi thuajse depërton çdo herë kur provon nga krahu i majtë, duke përfituar edhe nga fakti që Lulaj nuk ishte në rolin e tij natyral.

Fundi i fraksionit të parë të ndeshjes flet për kurbinasit, ku Çela dhe Mitraj vënë në rrezik serioz Shehin. I pari merr një top perfekt nga ana e Cetkoviç, por goditja e tij përfundon jashtë. I dyti bën një veprim shumë të bukur, por topi kalon ngjitur me shtyllën e Shehit. Në këto minuta, Olsi Gocaj gjen golin, por ishte dukshëm në pozicion të parregullt. Ishte sërish shkodrani, i cili kishte një tjetër mundësi të artë, por topi ndalet nga këmbët e Abazit.

Vendos Cetkoviç- Pjesa e dytë e lojës fillon pa ndryshime, por panorama është e njëjtë. Laçi këmbëngul për të shënuar dhe luan më me insistim, ndërsa Skënderbeu mundohet të shfrytëzojë kundërsulmet me Abazin dhe Nafiun, të cilët shkojnë deri në fundore, por janë të paqartë në pasimin final. Nuk kalojnë shumë minuta dhe stadiumi shpërthen në festë.

Goditja e Cetkoviç në minutën e 48-të devijohet nga Arapi, i cili “tradhton” Shehin, ndalet në rrjetë. Vetëm katër minuta më vonë Mitraj kishte një tjetër mundësi, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

Minuta pa emocion- Praktikisht, ndeshja u mbyll që me golin e Cetkoviç. Nga minuta e 57-të thuajse nuk ka asnjë goditje drejt portave respektive. Pavarësisht se trajnerët bënë ndryshimet për të përmirësuar lojën, nuk ndodhi asgjë. Madje, Laçi rrezikoi shumë sepse i sapofuturi Vuthi mori karton të kuq dhe e la skuadrën me dhjetë lojtarë për 30 minuta. Pavarësisht inferioritetit numerik, vendasit nuk u vunë nën presion sepse Skënderbeu ishte duke menduar për ndeshjen e ardhshme në kampionat. Përpos këtij fakti, rezultati 1-0 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Korçë.

Minutat

Mbyllet takimi
92′
Goditje dënimi për Skënderbeun. E ekzekuton Arapi, por pa rezultat. 
90′
Akordohen 3 minuta shtesë.
89′
Rashica ndëshkohet me karton të verdhë.
88′
Goditje dënimi për Laçin. E ekzekuton Soza, por topi kalon vijën fundore. 
86′
Zëvendësimi i fundit te Korçarët. Del Renatinjo, futet Xhejms. Tifozët e duartrokasin. 
83′
Zëvendësimi i tretë tek Laçi del Gocaj, futet Zefi. 
82′
Dhe pse me një lojtar më pak Laçi menaxhon mirë minutat dhe arrin të kundërsulmojë.
80′
 Zëvendësim te Laçi, del Cetkoviç futet Albi Dosti. 
76′
Zëvendësim te Skënderbeu, Josa aktivizon Orelesin. 
75′
Pas daljes me të kuq të Vuthajt, Skëndërbeu shfrytëzon dhe merr kontrollin e lojës, duke qarkulluar dhe tenton të barazojë shifrat. 
71′
Lojtari i sapo futur në lojë. Vuthaj bën ndërhyrje të ashpër ndaj Eskerdinjes, me taka në krahëror. Gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq. Vëtm një minutë në lojë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë.
69′
Çetkoviç provon nga distanca, por gjuajtje e lehtë për Shehin i cili pret qetësisht. 
68′
Zëvendësim te Laçi, del Mitraj futet Vuthaj.
66′
Vendasit qarkullojnë topin, luajnë qetë dhe shfrytëzojnë çdo hapësirë për të realizuar golin e dytë.
62′
Çetkoviç tenton i vetëm pranë zonës, provon të depërtoje brenda por ndalet nga mbrojtja mike. 
57′
Dema provon nga distanca me të majten e tij por pret Selmani. 
56′
Kundërsulm i shpejtë i Laçit nga e majta por del portieri Shehi dhe kontrollon topin. 
53′
Përsëri vendasit tentojnë por topi përfundon jashtë kuadratit. 
49′
GOOL! Malazezi Cetkoviç më në fund pas disa tentativave ja del të realizojë. Sulmuesi gjuan i vetëm nga jashtë zone por topi devijohet nga njëri prej lojtarëve të Skënderbeu, ku Shehi nuk mund të bëjë asgjë dhe topi përfudnon në rrjetë.
47′ Laçi e nis mirë dhe fraksionin e dytë, tenton të marrë avantazhin, provon me Çetkoviç por pa rezultat.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë 0-0
45′
Laçi po zhvillon minuta të mira, krijon aksione të shpejta goli por përballë Shehit del i humbur, pasi portieri i korçarëve ka pritur çdo gjuajtje të vendasve. 
42′
Provon edhe Mitraj por jashtë kuadratit. 
41′
Laçi shënon gol me anë të Olsi Gocajt, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.
37′
Minuta të mira për kurbinasit të cilët kundërsulmojnë por nuk arrijnë të finalzojnë.
35′
Çetkoviç kroson për Çelën brenda në zonë, i cili provon me kokë por pret përsëri Shehi. 
34′
Aksion i Laçit. Nimani pason për Çetkoviç i cili pason për Veliaj në zonë, i cili godet fuqishëm drejt portës por pret mrekullisht Shehi. 
32′
Veliaj provon nga distanca por pa rezultat.
30′
Skënderbeu tenton me Renatinjën dhe Prognin në të djathtë, me aksione të shpejta por mbyllin mirë vendasit. 
27′
Goditje këndi për Skënderben. E ekzekuton Nafiu, topi përfundon në zonë por largon Çetkoviç.
25′
Ka nerva dhe tension mes lojtarëve, pritet ekzekutimi i goditjes këndit.
22′
Goditje këndi për Laçin. E ekzekuton Çetkoviç por grushton Shehi. Provon Veliaj me të majten largon Arapi.
20′
Shkakton faull ndaj Orue, Çela ndëshkohet me karton të verdhë. 
19′
Dema ndëshkohet me karton të verdhë.
16′ 
Loja përqëndrohet në mesfushë. Vendasit tentojnë të kundërsulmojnë por mbyllin mirë miqtë.
14′
Nimani shkakton faull ndaj Prognit. Goditje dënimi për Skënderbeun, e gjuam mesfushori tropojan, topi përfudnon drejt në duart e portieri të vendasve. 
09′
Bardhyl Pashaj ndalon lojën për një faull në mesfushë. Ka pak nervozizëm, qetësohet gjendja loja nis normalisht. 
05′
Laçi nis një aksion nga krahu i majtë, krosohet në zonë, por pret Shehi.
02′ Rivënie anësore për Laçin, Mustafa kroson për Nimanin i cili gjuan drejt portës, por topi i tij përfundon në duart e portierit të Skënderbeut.
01′ Topin e parë e nis skuadra e Skënderbeut.
Starton takimi  mes Laçit dhe Skënderbeut

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"