SKANDALI/ Devolli në lot, kapiteni i Tiranës lë nam: Konviktor zorraxhi që të ha m…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2019 | 21:29

SKANDALI/ Devolli në lot, kapiteni i Tiranës lë nam: Konviktor zorraxhi që të ha m…

Basketbollisti i Tiranës, Redi Vogli në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka ofenduar ish-futbollistin e bardhebluve, Bledar Devollin që po drejton aktualisht Kastriotin.

redi vogli

Me anë të një postimi në “Facebook”, Vogli komenton lotët e Devollit dhe faktin që ai përfundoi duke qarë ndeshjen, teksa në garë për mbijetesën është pikërisht me ish-skuadrën e tij, Tiranën. Basketbollisti i Kombëtares shqiptare, i është përgjigjur edhe komentuesve të ndryshëm në llogarinë e tij, teksa ka vijuar me ofendimet për trajnerin aktual të Kastriotit.

STATUSI – Një ditë pasi Tirana fitoi në Laç, me të cilën e bëri thuajse të pavlefshme fitoren e Kastriotit ndaj Teutës, u pa që trajneri i krutanëve të shpërthejë në lot. “2 gjona jan, o ka qen alkoli keq ose ky konviktori e ka pijen me te qame. Ik mer zorraxhi se ke hongër buk ke Tirona”, ka shkruar Vogli në llogarinë e tij, duke e shoqëruar me videon kur Devolli shpërthen në lot.

Capture

61291910_920291414969051_3831487496663859200_n

Më tej, Vogli u është përgjigjur edhe komenteve nga miq të tij në rrjetin social: “Ju tifozat e Tironës e keni fajin qe e lavdëroni” apo edhe ofendimin: “Ky veç m…n të ha”. Përtej rivalitetit sportiv, apo pasionit për një klub, sjellja e Voglit është tërësisht e papranueshme. Vogli nuk është tifoz si gjithë të tjerët, por edhe një sportist me emër, që shërben si frymëzim për brezat e rinj, ndaj edhe një fjalor i tillë  jo vetëm që nuk i shkon për shtat, por është edhe i dënueshëm.

61506546_666448703802847_4663426896736813056_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"