SKANDAL/ “Jemi si një trup pa shpirt”, provokimi i shëmtuar i babait të Xhokoviçit: Nuk na e marrin dot Kosovën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2021 | 23:55

SKANDAL/ “Jemi si një trup pa shpirt”, provokimi i shëmtuar i babait të Xhokoviçit: Nuk na e marrin dot Kosovën…

Një provokim i hapur nacionalist vjen nga Serbi! Kesaj here protagonist i një deklarate të shëmtuar, ishte babai i tenistit të njohur, Novak Xhokoviç.

Xhokovic

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Srdjan Xhokoviç i ka hedhur “benzinë zjarrit”, teksa iu ka bërë thirrje serbëve për një bashkim kombëtar, për sa i përket çështjes së pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, Serbia është si një trup pas shpirt pa Kosovës, dhe askush nuk mund t’ua marrë dot.

Ata duan ta marrin Kosovën nga ne? Na marrin Kosovën, na detyrojnë… Epo ja që nuk do të munden dot. Si mund të na e marrin? Po çfarë jemi ne pa Kosovën? Jemi si një trup pa shpirt”, është përkufizimi që jep Srdjan Djokoviç, që po bën xhiron në të gjitha mediat serbe. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"