Situatë kaotike, shtrëngatat lënë skuadrën e Kategorisë së Parë pa stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2023 | 22:02

Situatë kaotike, shtrëngatat lënë skuadrën e Kategorisë së Parë pa stërvitje

Kastrioti nuk u stërvit dot dje. Seanca ishte programuar që të niste në orën 14:30 në Kamzë, por as në fushë nuk zbritën dot. Reshjet e dendura të shiut penguan skuadrën që të vijonte programin. E megjithatë, nuk kanë humbur shumë.

-640-0-moti

Pak minuta më vonë, morën vesh edhe vendimin e FSHF-së. Departamenti i garave shtyu që të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë për të hënën, ndaj skuadra do të ketë mundësi që të punojë gjatë fundjavës. Të hënën presin në “Redi Maloku” Apoloninë më qëllim të qartë. Kanë gabuar shumë deri më tani dhe në vazhdim pritet kthesa e madhe.

Vështirësia dihet, por stafi teknik po i merr që të gjitha masat. Renditja e detyron që të mos falin më. Një tjetër gabim do të rëndonte edhe më shumë pozitat dhe rrjedhimisht do të shtonte rrezikun e rënies. Kastrioti nuk ka treguar asgjë deri tani.

Nëntë pikë për nëntë javë. Kjo mesatare që nuk ndihmon shumë një ekip, i cili pretendon të mos diskutojë qëndrimin. Dy humbjet e fundit e kanë lënë ekipin në vendnumëro. Situata rëndohet kur flasim për një ekip që vjen nga elita, përtej faktit që skuadra ka ndryshuar shumë në përbërje.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"